LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, nuk do të ketë vaksina pa pagesa për kategoritë e rrezikuara

Maqedoni, nuk do të ketë vaksina pa pagesa për kategoritë e rrezikuara

Nuk ka më vaksina pa pagesë për kategoritë e rrezikuara, si të moshuarit mbi 65 vjeç, shtatzënat, të sëmurët kronik.

28.000 dozat e siguruara nga ministria e Shëndetësisë këtë vit janë harxhuar në kohë rekord, ndërsa kanë arritur të vaksinohen vetëm qytetarët të cilët kanë caktuar termine përmes mjekut amë shumë herët.

Ministria e Shëndetësisë do të ndajë buxhet shtesë për vaksina pa pagesë kundër gripit sezonal, si dhe do të pret donacionin e paralajmëruar nga SHBA për furnizim me vaksina.

Megjithatë deri më tash nuk dihet se kur vaksinat do të arrijnë nëpër Qendrat e Shëndetit Publik si dhe nëpër Poliklinika me qëllim që të jenë të disponueshme për qytetarët.

“Vaksinimi në tre punktet tona, filloi të premten dhe të hënën, të martën numri i vaksinave të dhëna ishte 170 të cilat u caktuan brenda 10 minutash. I lartë është numri i qytetarëve për tu kënaqur nevojat. Në bazë ditore ajo i bie rreth 70 vaksina, ky numër edhe dje u përmbush dmth mbi 200 ka kaluar për tre ditë. Ne i krijuam terminet në bazë të asaj sasie të vaksinave që posedonim, ndërsa dje na njoftuan nga ministria se do të merren vaksina shtesë si donacione nga Amerika”, tha Viktor Isjanovski, Drejtor i Shtëpisë së Shëndetit – Shkup.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori