LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, një mundësi për rastet sociale

Maqedoni, një mundësi për rastet sociale

Se realiteti te disa fatkeq për sigurimin e ekzistencës, është një histori e dhimbshme dhe me plot vështirësi, kjo nuk është diçka e re, shkruan gazeta KOHA.

Njerëz që janë në limitet e mbijetesës, detyrohen të presin ndihmën e shtetit në mënyrë që të shtyjnë kohën me shpresën se një ditë do të bëhet mirë. Ndërkohë, prej disa vitesh në Strugë funksionon edhe mensa publike, ku falas shërbehen 60 vakte për qytetarët nevojtar të Strugës. Ata për çdo ditë ushqehen në mensën e qytetit si një kategori e rrezikuar sociale.  Në Strugë, janë afërsisht 340 familje që të vetmen të ardhur të garantuar kanë ndihmën sociale që shteti dhe shoqëria ndanë për këtë kategori.


Drejtori i Qendrës Sociale në Strugë, Vegim Nura, konfirmoi në një prononcim të mëhershëm se janë  340 familje që marrin ndihmën sociale në Strugë, numër i cili ndryshon nga muaji në muaj. Drejtori i Qendrës për Mbrojtjen Sociale në Strugë ,Vegim Nura, potencon se kërkesat për ndihmë sociale janë në të njëjtat nivele dhe nuk vërehen ndryshim thelbësore në shtimin e kërkesave për të përfituar kujdesin e shtetit, ndërkohë kërkesat për ushqim falas te mensa e qytetit janë reduktuar në ndryshim nga disa vite më parë kur shërbeheshin deri në 100 vakte.

Ndërsa qytetarët nevojtar hedhin poshtë këto pretendime dhe në kushte anonimati thonë se për të përfituar ndihmën sociale, janë krijuar një sërë procedurash dhe rregullash burokratike që në themel kanë pamundësimin e marrjes së ndihmës sociale. Kriza e tejzgjatur ekonomike që po mbretëron prej kohësh në vend, ka dhënë sinjalet e saj edhe në Strugë ku familje të tëra, në pamundësi të mjeteve financiare për të siguruar produktet elementare ushqimore, po shndërrohen në borxhli të përhershëm në shitoret dhe marketet e Strugës.

Marrja me listë e ushqimeve elementare si mielli vaji,kripa dhe sheqeri nga shumë qytetarë struganë, shpjegohet me krizën e zgjatur ekonomike, të cilës nuk po i duket fundi, e cila nga dita në ditë po shton radhët e familjeve që përfundojnë në limitet e mbijetesës sociale. Kjo dukuri e cila po masivizohet kohëve të fundit, konfirmohet edhe nga punonjësit e marketeve dhe shitoreve të shumta, të cilët tregojnë se në masë marrja e produkteve elementare me listë është bërë mbizotërues dhe është rënduar veçanërisht gjatë dy viteve të fundit.

Në trend Lajme

Më shumë
Pamjet e fundit para tragjedisë, Alma dhe fëmijët nisen drejt urës së Bunës

Pamjet e fundit para tragjedisë, Alma dhe fëmijët nisen drejt urës së Bunës

Lajme
Vjosa Osmani e uroi për zgjedhjen si presidente e RMV-së, Gordana Siljanovska i përgjigjet në gjuhën shqipe

Vjosa Osmani e uroi për zgjedhjen si presidente e RMV-së, Gordana Siljanovska i përgjigjet në gjuhën shqipe

Politikë
Ambasadori gjerman: Kurti ka qenë në dijeni për qëndrimet tona për Asociacionin

Ambasadori gjerman: Kurti ka qenë në dijeni për qëndrimet tona për Asociacionin

Lajme
Mickoski për ndryshimet kushtetuese si kusht: Nuk dua ultimatume, por partneritet

Mickoski për ndryshimet kushtetuese si kusht: Nuk dua ultimatume, por partneritet

Politikë
Firmat e sanksionuara, dikur në bashkëpronësi të Milan Radoiçiqit, fituan miliona euro

Firmat e sanksionuara, dikur në bashkëpronësi të Milan Radoiçiqit, fituan miliona euro

Lajme
Knaus: Fiasko diplomatike për Gjermaninë nëse bllokon anëtarësimin e Kosovës në KiE

Knaus: Fiasko diplomatike për Gjermaninë nëse bllokon anëtarësimin e Kosovës në KiE

Politikë
Kalo në kategori