LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, nga ora 16:00 fillojnë masat shtesë për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve

Maqedoni, nga ora 16:00 fillojnë masat shtesë për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve

Nga sot hynë në fuqi ndalesa për lëvizje për të gjithë qytetarët në gjithë territorin e Maqedonisë çdo ditë pune, nga e hëna deri të premten prej orës 16:00 deri në ora 5. Gjatë fundjavës ndalohet plotësisht lëvizja, përkatësisht nga dita e premte në ora 16:00 deri ora 5 e mëngjesit të hënën.

Sipas vendimi qeveritar personat mbi moshën 67 vjet prej sot mund të dalin jashtë nga ora 10:00 deri në orën 12:00 ndërsa për të rinjtë deri në moshën 18 vjet lëvizja gjatë ditëve të punës mund të jetë prej orës 13:00 deri në ora 15:00, njofton Telegrafi Maqedoni.


Sipas Vendimit, ndalohet lëvizja e të gjithë qytetarëve në vende publike dhe hapësira publike në grupe më të mëdha se dy persona, me ç’rast është e lejuar prindi të jetë në grup më të madhe me fëmijët e tij deri në 14 vjeç.

Për aktivitetet bujqësore lejohet lëvizja brenda territorit të fshatrave, edhe atë vetëm për nevoja pune.

Sa i përket marketeve, ata duhet të rregullojnë orarin e tyre të punës në përputhje me ndalimet e lëvizjes në territorin e vendit dhe të organizojnë pa probleme procesin e punës. Shtabet komunale të krizave duhet të përcaktojë
markete që do të sigurojnë artikujt më thelbësorë ushqimore gjatë ndalesës për lëvizje, ndërsa ato markete që janë regjistruar për të furnizuar ushqim me porosi në internet, të kryejnë punën e tyre pa probleme të shtunave dhe të
dielave. Shtabet, së bashku me Ministrinë e Brendshme, duhet të organizojnë lëvizjen e vullnetarëve që do të shpërndajnë ushqimet më të nevojshme në shtëpitë e qytetarëve.

Operatorët ekonomik që punojnë në ndërrimin e parë duhet ta organizojnë procesin e punës sipas ndalesës dhe regjimit të veçantë të lëvizjes, ndërsa kapacitetet prodhuese të cilat punojnë edhe në ndrrimin e dytë, të tretë dhe të
katërt ta organizojnë mënyrën e tyre të punës sikur edhe deri tani, me leje të dhëna për lëvizje nga ana e punëdhënësit sipas formularit të shkruar.

Repartet prodhuese, fabrikat dhe transporti do të vazhdojnë të funksionojnë edhe në kohën e orës policore që fillon prej nesër në orën 16 dhe do të zgjasë deri në orën 05 mëngjesin e nesërm çdo ditë pune, si dhe gjatë fundjavave (nga
e premtja prej orës 16:00 deri të hënën në orën 05:00).

Për atë qëllim vetë punëdhënësit do të japin leje të veçanta për lëvizje të punëtorëve gjatë orës policore por vetëm deri në punë dhe nga vendi i punës.

Nga Qeveria informojnë se bëhet fjalë për për lejet e njëjta që jepen në formularin e miratuar nga ana e Shtabit të krizave, ndërsa i japin vetë personat përgjegjës në kompani.

Në leje citohen të dhënat bazë për punëtorin, adresën ku jeton, por edhe vendin e punës dhe emrin e kompanisë në të cilën punon personi. Me ç’rast citohet edhe ndërrimi në të cilin është i angazhuar punëtorë. Leja do të jetë
vërtetim për lëvizjen e punëtorit në kushte të orës së vendosur policore dhe gjatë kontrollit do të duhet të paraqitet për inspektim te organet e shtetit. Leja për lëvizje vlen vetëm për personin emri i të cilit është dhënë.

Lejet që janë dhënë nga punëdhënësi, potencon Qeveria, nuk duhet të vërtetohen dhe konfirmohen nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme ose RPB kompetente.

Mbrojtja e shëndetit të punëtorëve është kush bazë për mbrojtjen e tërë ekonomisë, ndërsa Qeveria dhe ekonomia kanë qëllim të njëjtë – në këto kushte të jashtëzakonshme puna e kompanitë të vazhdojë, por njëkohësisht të ruhet edhe shëndeti publik.

“Prandaj apelojmë deri tek kompanitë të cilat punojnë në turne edhe gjatë orës policore të tregojnë përgjegjësi, t’u përmbahen masave për mbrojtje të punëtorëve në kushte të epidemisë nga KOVID-19. Shërbimet inspektuese janë
në terren dhe do ta ndjekin respektimin e rekomandimeve”, theksuan nga shërbimi qeveritar për shtyp.

Si plotësim të Vendimit për ndryshim të Vendimit për ndalesë dhe regjim të veçantë të lëvizjes në territorin e Republikës së Maqedonisë së veriut, të gjithë qytetarëve të cilët jetojnë në objekte banesore për strehim kolektiv dhe që kanë kanakarë (qenë) u lejohet nga e hëna deri të premten të mund t’i nxjerrin jashtë, në kohëzgjatje prej 30 minutave, duke filluar nga ora 20:00 deri në orën 20:30, ndërsa të shtunën dhe të dielën prej ora 08:00 deri në orën 08:30, pasdite nga ora 15:00 deri në orën 15:30 dhe në orët e mbrëmjes nga ora 20.00 deri në orën 20:30, më së shumti deri në 100 metra nga objekti në të cilin jetojnë. Me këtë rast qytetarët ta mbajnë distancën e nevojshme minimale nga personat të tjerë dhe të mos grupohen.

“Si edhe për të gjitha vendimet, konkludimet, masat dhe rekomandimet paraprakisht të sjella të Qeverisë, njëjtë edhe për këtë masë vlejnë përjashtimet për personat e punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, pjesëtarët e
Agjencisë për siguri kombëtare, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Mbrojtjes, Armata e Republikës së Maqedonisë së veriut, zjarrfikësit, Drejtoria doganore, personat e bujqësisë dhe fermerët të cilët punojnë dhe lëvizin në pjesën e
mjediseve rurale dhe ata të cilët kultivojnë kultura të hershme kopshtare dhe kanë aktivitete të nevojshme për kultivimin e të njëjtave në këtë periudhë, prodhuesit e qumështit, si dhe personat tjerë dhe institucionet paraprakisht të përfshira në përjashtimet për këto masa dhe ndalesa. Qëllimi edhe i këtyre masave si dhe të të gjitha masave paraprakisht të sjella dhe para së gjithash parandalim të përhapjes së koronavirusit, mbrojtje të shëndetit publik dhe mbrojtje të shëndetit të çdo individi”, theksuan shërbimi qeveritar për shtyp.