LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, nëpunësit shëndetësor në terren për zgjedhjet

Maqedoni, nëpunësit shëndetësor në terren për zgjedhjet

Fushata zgjedhore do të fillojë më 24 qershor dhe do të përfundojë më 12 korrik kurse zgjedhjet do të realizohen për tre ditë radhazi. Më 13 korrik do të votojnë personat në izolim dhe vetizolim, përfshirë edhe ata pozitiv me virus. Për këtë, KSHZ-ja obligohet që të formojë këshilla zgjedhor të përbërë nga tre nëpunës shëndetësor të cilët do të zbatojnë votimit më 13 korrik.

“Sapo t’i formojmë këto këshilla zgjedhor, do të bëjmë edukim e tyre konkretisht vetëm për ditën e votimit të personave të sëmurë me COVID- deklaroi Elizabeta Postollovska, anëtare e KSHZ-së.

Më 14 korrik do të votojnë personat e sëmurë dhe të sëmurët kronik të cilët gjithmonë votojnë një ditë përpara ditës së zgjedhjeve. Më 15 korrik, votimi do të fillojë si zakonisht në ora 7 të mëngjesit por do të zgjasë deri në ora 21. KSHZ-ja, në bashkëpunim me autoritetet shëndetësore, do të përpilojë protokollet për mbrojtje nga infektimi.

“Shumë e rëndësishme për vendin tonë është të dilet në votime, të votohet në gjatë këtij procesi zgjedhor, që vendi jonë në fund të vlerësohet nga të gjithë vëzhguesit, gazetarët ose vëzhguesit vendas, si shtet që në kushte të jashtëzakonshme për procesin që ka organizuar- deklaroi Oliver Derkoski, kryetar i KSHZ-së.

Për shkak të punës së komplikuar gjatë këtij procesi, KSHZ-ja do të shqyrtojë mundësinë e rritjes së kompensimit për të gjithë anëtarët e trupave zgjedhor.

“Kemi kursyer mjaftë mjete sepse nuk u plotësuan kushtet ligjore për votim në diasporë kështu që të gjithë këto mjete planifikojmë t’i destinojmë për rritjen e kompensimeve të këshillave zgjedhor dhe Komisioneve Komunale Zgjedhore- pohoi Boris Kondarko, anëtar i KSHZ-së.

Gjatë fushatës, radiodifuzerët mund të transmetojnë gjithsej 14 minuta program të paguar politik për një orë reale. Gjashtë minuta u takojnë dy partive më të mëdha në pushtet, gjashtë minuta dy partive më të mëdha në opozitë dhe dy minuta partitë e tjera.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori