Moti do të jetë kryesisht i vranët dhe i ftohtë me reshje të kohëpaskohshme shiu dhe bore në zonat malore.

Reklama

Reshjet do të jenë më të shumta në orët e pasdites dhe në mbrëmje, ku për shkak të ftohjes do të kalojnë në borë në vendet më të larta dhe disa nga ato më të ulëta.

Në zonat malore mbulesa e borës do të rritet, ndërsa në vendet më të larta do të formohet mbulesë bore, sidomos në pjesët perëndimore. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior, njoftojnë sinoptikët.