LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: Modeli për vitin e ri shkollor, gati deri të hënën

Maqedoni: Modeli për vitin e ri shkollor, gati deri të hënën

Të hënën pritet të konkretizohet modeli final për realizimin e procesit mësimor për vitin e ri shkollor 2020-21. Sipas informacioneve që ka siguruar Alsat, propozimet e Ministrisë së Arsimit sot janë diskutuar edhe në Shtabin e Krizës ku ka mbizotëruar qëndrimi që viti i ri shkollor të fillojë me prezencë fizike. Mirëpo, sipas burimit të njëjtë, ditëve në vijim do të vendoset nëse propozimet e dikasterit të Arsimit do të vlejnë njëjtë edhe për shkollat ku numri i nxënësve është i vogël dhe nuk është e nevojshme ndarja e nxënësve në grupe ose mësimi të zhvillohet në ndërrime. Sipas të njëjtave burime, vlerësimet përfundimtare duhet ti japin edhe partnerët ndërkombëtar, OJQ-të, SASHK-u dhe institucionet përkatëse.

Ndërsa pritet të bëhet i ditur modeli final, nga Qendra e Shëndetit Publik vlerësojnë se shkollat dhe çerdhet duhet të fillojnë me punë. Drejtori Aleksandar Stojanov tha se skrining nuk do të zbatohet ndaj mësimdhënësve dhe punonjësve në çerdhe por duhet respektuar të gjitha protokollet për mbrojtje nga virusi.


“Kemi klasë ku ka nga 10 ose 12 nxënës, këtu nuk është problem distanca. Nuk do të doja që fëmijët të mbeten në shtëpi edhe për një vit, të mbeten analfabet. Momenti tjetër është, a do të ketë kuadër të mjaftueshëm të punoj me ata fëmijë sepse tashmë janë të liruar nga puna për arsye të ndryshme, nëna me fëmijë të vegjël, nuk ka kush të kujdeset për fëmijët, ose për shkak të sëmundjeve kronike janë të liruar. Është momenti që duhet ta zgjidhin ministria e Arsimit dhe Punës Sociale, por qëndrimi I Komisionit është se edhe ato duhet të fillojnë të punojnë”, tha Aleksandar Stojanov, drejtor i QSHP-Shkup.

Ministria e Arsimit ka propozuar që procesi mësimor të realizohet me programe të shkurtuara, numri i nxënësve në klasa të reduktohet, të punohet në ndërrime ndërsa ora e mësimit të zgjat 20 minuta si dhe të realizohet mësimi nga distanca./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori