LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: Miratohet Ligji për shlyerje të normave të interesit dhe riprogramim të borxheve të dhëna për përmbarim

Maqedoni: Miratohet Ligji për shlyerje të normave të interesit dhe riprogramim të borxheve të dhëna për përmbarim

Shlyerja e normave të interesit për borxhet e dhëna për përmbarim, të cilat qytetarët i kanë ndaj organit shtetëror, ndërmarrjes publike apo institucionit të nivelit qendror apo lokal, të bëra përfundimisht me 31 dhjetorin e vitit 2017, dhe mundësi për shlyerje të borxhit kryesor në këste parasheh Ligji për shlyerje të normave të interesit dhe riprogramim të borxheve dhe shpenzimeve të personave fizik që u miratua në Kuvend.

Në pajtim me ligjin, mundësohet shlyerje e normave të përllogaritura të interesit, si dhe riprogramim të borxhit kryesor dhe shpenzimeve të cilat dalin nga lëndët e vjetra përmbaruese gjyqësore të transferuara/bartura tek noterët dhe përmbaruesit në pajtim me Ligjin për përmbarim përfundimisht me 31 dhjetorin e vitit 2011, si dhe lëndët të cilat janë dhënë për përmbarim për pagesë të borxheve të cilat dalin nga shërbime nga kryes të veprimtarive komunale dhe veprimtarive të ngjashme para përmbaruesve përfundimisht me 31 dhjetorin e vitit 2017.


Me këtë Ligj, të miratuar dje pasdite në Kuvend, kreditorët në pronësi shtetërore apo publike me këtë ligj janë të obliguar të bëjnë shlyerje të plotë të borxhit kryesor dhe shpenzimeve në afat prej tre muajve nga hyrja në fuqi e ligjit. Kreditorët të cilët janë në pronësi private, shlyerjen e normave të interesit si dhe riprogramim të borxhit kryesor dhe shpenzimeve e bëjnë në baza vullnetare.

Kreditorët me shlyerjen e normave të interesit dhe riprogramim të borxheve duhet t’i informojnë përmbaruesit për kërkesën e saktë për përmbarim në afat prej 30 ditëve nga shlyerja e normës së interesit. Me ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji përmbaruesit ndërpresin përmbarimin e detyrueshëm të lëndëve.

Pagesa e borxhit kryesor dhe shpenzimeve në procedurat para gjykatës, noterit dhe përmbaruesit do të bëhet në këste mujore varësisht nga vlera e borxhit. Për borxhe deri 10.000 denarë në gjashtë muaj, prej 10.000 deri 60.000 denarë në 12 këste mujore, prej 60.000 deri 120.000 denarë në 24 këste mujore, deri 240.000 denarë në 36 këste, ndërsa mbi atë shumë në 48 këste.

Kur u paralajmërua ligji në Qeveri në dhjetor të vitit të kaluar, u cek se me këtë përmirësohet edhe një padrejtësi e bërë në vitin 2011, kur lëndët e vjetra përmbaruese u bartën nga gjykatat tek përmbaruesit dhe noterët.

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori