LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, mbi 640 persona nuk respektojnë masën e mbajtjes së maskës

Maqedoni, mbi 640 persona nuk respektojnë masën e mbajtjes së maskës
Foto: AIM

Ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev thotë se MPB në vazhdimësi po ndërmerr masa kontrolluese për të parë se sa respektohen vendimet qeveritare lidhur me menaxhimin me pandeminë e COVID-19.

“Nga policët deri tani janë konstatuar 6.404 shkelje të mosmbajtjes së maskës prej të cilëve 641 janë vetëm të ditës së fundit”, shkruan ministri Çulev në ‘Facebook’, njofton Telegrafi Maqedoni.


Ai shton se në koordinim me Inspektoratin Shtetëror janë kontrolluar edhe 776 objekte dhe janë evidentuar 7 objekte që nuk kanë respektuar vendimet qeveritare.

Gjatë ditës së djeshme poashtu 435 personave u është dhënë vendim për izolim, kurse 75 të tjerë kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim. Policët poashtu kanë kontrolluar edhe personat që ndodhen në izolim dhe vetizolim dhe janë evidentuar dy persona që nuk kanë respektuar këto masa. Në karantinë shtetërore momentalisht ndodhen 123 persona./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori