LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: Kultivim duhani për të shmangur emigrimin e të rinjve

Maqedoni: Kultivim duhani për të shmangur emigrimin e të rinjve
Foto: Screenshot, Deutsche Welle

Rajoni i Pellagonisë në Maqedoninë e Veriut, njihet si rajoni që prodhon më së shumti duhan. Vetëm në Komunën e Dollnenit prodhohen rreth 90% e duhanit të Maqedonisë së Veriut, ose mbi 1 milionë kilogram.

Me kultivimin e duhanit merren pothuajse të gjitha familjet e këtij rajoni, të cilat kërkojnë kushte më të mira për veprimtarinë e tyre.


Në një reportazh të realizuar nga “Deutsche Welle”, shihet se prodhimtaria e duhanit përdoret edhe si masë për të mbijetuar, por edhe për të parandaluar ikjen e të rinjve nga vendi.

Pjesë e prodhimtarisë së duhanit, i cili duhet t’i kalojë disa faza janë edhe të rinjtë – nxënës e studentë.

Ndërsa fermerët kërkojnë që në Komunën e Dollnenit të ketë edhe fabrika duhani, që të mund të punojnë edhe gjatë stinës së dimrit.

Për më shumë ndiqeni videon e realizuar nga Deutsche Welle: