LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, koalicionet e mundshme parazgjedhore pa epilog

Maqedoni, koalicionet e mundshme parazgjedhore pa epilog

LSDM-ja vazhdon të besojë se ka kohë dhe mundësi për koalicione eventuale parazgjedhore me partitë politike shqiptare, edhe pse këto të fundit pothuajse e kanë hedhur poshtë këtë opsion. Nga partia e Zoran Zaevit thonë se nëse ka marrëveshje, opinioni do të njoftohet në kohë.

:LSDM-ja ka program dhe koncept me të cilin do të dalë para qytetarëve. Në pjesën e koalicioneve parazgjedhore, nuk do të doja të flas. Mendoj se akoma është herët”-tha Kostadin Kostadinovski, zëdhënës i LSDM-së.


Partia e Hristijan Mickoskit në vazhdimësi ka deklaruar se komunikimi me të gjitha partitë, përfshirë edhe ata shqiptare, është i vazhdueshëm, megjithatë, për herë të parë pranon se nuk është e interesuar për koalicione parazgjedhore, përveç koalicionit tradicional.

Nuk besoj se cilido nga subjektet politike në vend është i interesuar për koalicion parazgjedhor mes vete me cilëndo parti tjetër por pas zgjedhjeve, absolutisht kapacitet për këtë kemi”-pohoi Naum Stoillkovski, zëdhënës i OBRM-PDUKM-së.

Kur Alternativa ka deklaruar hapur se heq dorë nga ideja e koalicionit trepalësh, dy partitë e tjera në këtë trekëndësh, ASH-ja dhe Besa vazhdojnë të mos e pranojnë hapur këtë fakt.

“Ne besojmë se një iniciativë trepalëshe ka shansë dhe besojmë sinqerisht se mund të ndodhë bashkëpunimi i këtyre tre subjekteve sepse këto tre subjekte kanë një interes të përbashkët dhe platformë të përbashkët në drejtim të asaj se skena politike shqiptare duhet të ndryshojë”-pohoi Fadil Zendeli, Lëvizja Besa.

“Bisedimet vazhdojnë dhe unë besoj se do të përfundojnë me sukses”-tha Syrija Rashidi, deputet i Aleancës për Shqiptarët.

Alternativa beson se tashmë është afër një marrëveshje vetëm me Aleancën për Shqiptarët. E painteresuar për koalicion parazgjedhur është edhe BDI-ja. PDSH-ja, e cila kishte pranuar se shqyrton mundësinë e koalicionimit parazgjedhor me LSDM-në, një ditë më parë njoftoi se ka vendosur të garojë e vetme edhe në zgjedhjet e 12 prillit.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori