LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, javën e kaluar janë regjistruar 3.209 të sëmurë nga gripi, një person ka ndërruar jetë

Maqedoni, javën e kaluar janë regjistruar 3.209 të sëmurë nga gripi, një person ka ndërruar jetë

Gjatë javës së kaluar (nga 18 shkurti deri më 24 shkurt), në vend janë regjistruar 3.209 të sëmurë nga gripi, që është për nëntë për qind më e madhe krahasuar me javën e kaluar ku u regjistruan 2.943 të sëmurë nga gripi, thuhet në raportin që është publikuar në faqen e internetit të Institutit për Shëndet Publik, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjatë kësaj jave, është regjistruar një rast i vdekjes nga gripi. Bëhet fjalë për një person i moshës 86-vjeçare nga Shkupi, i cili ka qenë i shtruar në spital në Klinikën për sëmundje infektive.


Këtë javë, në laboratorë të viruseve të ISHP-së kanë arritur 115 materiale të testuar të gripit, prej të cilëve 77 (67 për qind) kanë qenë pozitive për prani të gripit.

Numri më i madh i të sëmurëve (1.936) janë të moshës në mes 15 deri 64 vjeç.

Gjatë sezonës 2018/2019 numri i përgjithshëm i të sëmurëve nga gripi ka arritur në 12.523. Numri më i madh janë regjistruar gjatë muajit shkurt 8.398 të sëmurë ose 67.1 për qind./Telegrafi/