Janë realizuar 639 inspektime të jashtëzakonshme në spitale, nuk ka parregullsi të mëdha
Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor në periudhën prej 16 marsit deri më 19 prill i kreu 639 inspektime të jashtëzakonshme në institucionet shëndetësore publike dhe private. Vetëm në një pjesë shumë të vogël të tyre u gjetën parregullsi dhe u lëshuan vendime për mënjanimin e tyre. Në periudhën e kaluar, Inspektorati Shtetëror Sanitar ka nxjerrë edhe vendime për vendosje nën mbikëqyrje për vetizolimin shtëpiak të 3.603 personave, kontakte të personave pozitivë në koronavirus, por edhe 902 vendime për trajtim shtëpiak, në raste kur mjekët kanë vlerësuar se gjendja e tyre e lejon një trajtim të tillë.
Në inspektim është inspektuar nëse punonjësit shëndetësorë janë të pajisur siç duhet me pajisje mbrojtëse personale, nëse kishte pajisje të mjaftueshme, nëse kishte dezinfektues të mjaftueshëm, hapësirë izolimi për një pacient që mund të jetë pozitiv në koronavirus, apo një dhomë për triazh dhe vëzhgim.
“Nga të gjithë këta 639 inspektime të jashtëzakonshme, një numër shumë i vogël i institucioneve shëndetësore kishin devijime minimale për të cilat u janë lëshuar vendime për mënjanim. Pastaj bëhet një kontroll i dytë shtesë për të parë nëse urdhrat nga vendimi janë ekzekutuar”, deklaroi drejtoresha e ISSHS-së, Irina Sotirova Buhova.
Sipas saj, të gjitha spitalet kanë protokolle për trajtimin dhe pranimin e pacientëve për shërbime të tjera që nuk lidhen me epideminë, në mbrojtje parësore, sekondare dhe terciare.
“Plotësisht është i mbrojtur secili pacient i cili do të kërkojë ndihmë në ndonjë prej institucioneve shëndetësore në vend”, thotë drejtoresha e ISSHS-së.
Sotirova Buhova në “Vetëm Intervistë” në Kanal 5 theksoi se deri më tani Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor ka nxjerrë vendime për vendosjen nën mbikëqyrje për vetizolim shtëpiak të 3.603 personave, të cilët ishin kontakte të personave pozitivë në koronavirus. Personat që trajtohen në kushte shtëpiake, theksoi Sotirova Buhova, kontaktohen nga mjekët e familjes, ndërsa nëse ka rritje të simptomave, kontaktohet nga një infektolog ose në rast të përkeqësimit, ai transferohet në klinikën më të afërt infektive.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇanak: Sulmi në Banjskë, fundi i luftimeve midis Serbisë e Kosovës
Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët
Tre të lënduar nga një rrahje në Emshir të Prishtinës, gjashtë të arrestuar
Koci: Arrestimi i Rexhepit në Turqi është një keqkuptim i madh që do të sqarohet
Ambasadori Hill: SHBA-ja nuk i miraton as nuk i koordinon veprimet e Prishtinës
Paralajmërimi për bllokim të pikave kufitare të Kosovës me Serbinë, Policia me plan operativ
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë tregonte harta dhe ‘plani i Netanyahu për Gazën’?
Çanak: Sulmi në Banjskë, fundi i luftimeve midis Serbisë e Kosovës
Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët
Çfarë kërkoi Rabiot që frikësoi Juventusin, Milanin dhe klubet në Turqi
Zbulohen top 10 lojtarët më të paguar te Man United - dominohet nga "dështakët"
San Marino merr fitoren e parë pas më shumë se 20 vitesh