LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, janë përdorur vetëm një e pesta e vauçerëve për turizëm

Maqedoni, janë përdorur vetëm një e pesta e vauçerëve për turizëm

Vetëm një e pesta e vauçerëve për pushime verore janë përdorur deri më tani gjatë sezonit turistik veror që po largohet. Që nga 25 gusht, 20.673 qytetarë përdorën vauçerët për turizëm vendas, ndërsa numri i përgjithshëm i atyre që u dhanë ishte 117.122, ndërsa vlefshmëria e tyre filloi që nga 15 korriku.

“Sipas Uebit të platformës, mund të konkludohet se në rajonin Ohër-Strugë janë përdorur 50 përqind të vauçerëve, në zonat malore në Mavrovë, Kodrën e Diellit, Berovë dhe Pelister janë pëdorur 25 përqind, ndërsa 25 përqind edhe në Dojran, Resnjë dhe Krushevë”, thonë për “Slloboden Peçat” nga Ministria e Ekonomisë.


Me vauçerët me vlerë 100 euro, qytetarët mund të kalojnë pushimet e tyre në vend, në mënyrë që të nxisin turizmin vendas gjatë pandemisë. Kjo masë përfshin të gjithë ata që marrin pagë më pak se 15.000 denarë, ndërsa afati e shfrytëzimit është deri në fund të vitit, pra deri më 15 dhjetor. Vauçeri mund të përdoret në hotelet e vendit dhe kapacitete të tjera./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori