LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, janë kryer gjithsej 2.895 inspektime të jashtëzakonshme në periudhën prej 12 deri më 18 maj

Maqedoni, janë kryer gjithsej 2.895 inspektime të jashtëzakonshme në periudhën prej 12 deri më 18 maj

Shërbimet inspektuese në periudhën nga 12 deri më 18 maj të këtij viti kanë kryer gjithsej 2.895 kontrolle të jashtëzakonshme për respektimin e të gjitha rekomandimeve dhe masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Gjatë kësaj periudhe, Inspektorati Shtetëror i Tregut ka mbyllur gjithsej 14 objekte hotelerike, deklaroi në konferencën e sotme për shtyp, kryetarja e Këshillit inspektues, Magdalena Filipovska Grashkoska.

Inspektorët nga Inspektorati shtetëror i tregut kanë realizuar 1.566 kontrolle.

“Është vepruar në një numër të madh të shitoreve me shumicë dhe pakicë, përfshirë ambientet e hotelerisë, farmacitë, stacionet e gazit, bankat, zyrat postare dhe të ngjashme. Gjatë kësaj periudhe, Inspektorati Shtetëror i Tregut mbylli gjithsej 14 objekte hotelerike, nga të cilat 12 në Tetovë, një në Ohër dhe një në Strumicë. U konfirmuan edhe pesë shkelje, njëra prej të cilave është për mosrespektimin e urdhrit nga ana e bankës, ndërsa tjerat për mosmbajtje të pajisjeve personale dhe respektimin e çmimeve të ngrira”, deklaroi Filipovska Grashkoska.

Ajo theksoi se shumica e subjekteve afariste i respektojnë vendimet e qeverisë.

Inspektorati Shtetëror i Punës realizoi gjithsej 682 inspektime të punëdhënësve sipas planit të planifikuar ose aplikimit të qytetarëve, me ç’rast u morën 15 vendime dhe shtesë 42 indikacione të tjera për punëdhënësit që nuk vepruan sipas rekomandimeve të Qeverisë.

“Duke vepruar në bazë të rekomandimit për pushim të paguar të prindit të një fëmije deri në dhjetë vjet, prind i vetëm, gra shtatzënë ose persona të sëmurë kronikë, Inspektorati i punës zbulon se shumica e punëdhënësve i respektojnë rekomandimet”, deklaroi Filipovska Grashkoska.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, zhvilloi gjithsej 195 inspektime të jashtëzakonshme, me ç’rast janë vendosur 12 vendime për moszbatimin e kontrollit të dëmtuesve dhe mbrojtjen ndaj tyre, për kushte të dobëta higjeno-sanitare dhe përveç kësaj edhe tetë masa ndëshkuese dhe edukime për mos aplikimin e masave mbrojtëse.

Inspektorati Shtetëror i Transportit ka bërë 114 inspektime dhe është konstatuar se vendimi respektohet për 50 për qind të kapacitetit të zvogëluar të trafikut ndërkombëtar të pasagjerëve, ndërsa trafiku i mallrave kryhet pa kufizime dhe respektohen rekomandimet.

Inspektorati Sanitar Shtetëror dhe Shëndetësor ka kryer gjithsej 286 inspektime në institucione shëndetësore publike dhe private, shtëpi pleqsh dhe objekte të tjerë juridikë nën juridiksionin e tyre.

“Agjencia e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, Malmed kreu gjithsej 52 kontrolle dhe konkludoi se nuk ka devijime specifike”, deklaroi Filipovska Grashkoska.

Ajo bëri thirrje të respektohen masat dhe rekomandimet e qeverisë për ta parandaluar përhapjen e koronavirusit, duke theksuar se qëllimi nuk është të ndëshkohet, por të zbulohen shkeljet dhe të tregohet se si të tejkalohen ato dhe kështu të kontribuohet në shëndetin kolektiv.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori