LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, gjykimi kundër Rashkovskit për “softuerët” vazhdon më 14 dhjetor

Maqedoni, gjykimi kundër Rashkovskit për “softuerët” vazhdon më 14 dhjetor
Foto: AIM

Gjykimi për rastin “Softuerë” në të cilin i akuzuari i parë është ish-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Rashkovski, vazhdon më 14 dhjetor.

Në seancën e sotme ka dëshmuar dëshmitari Muhamed Halin, polic i punësuar si inspektor në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Ai ka dëshmuar për pagesat që ka bërë si sigurim i të akuzuarit Dragi Rashkovski.


“Më së shumti kam paguar tarifat e shkollës për z. Dragi Rashkovski dhe fëmijët e tij, tha ai.

Në pyetjen e të akuzuarit Rashkovski se a i ka dhënë ndonjëri nga të pranishmit mjete që është dashur t’i jep të akuzuarit, ai ka thënë se në asnjë moment askush nga të pranishmit nuk i ka dhënë mjete për të kryer shërbimin për të akuzuarin.

Më herët në seancën e sotme dëshmuan dëshmitari Aleksandar Pejçinovski, drejtor i “Digital Media Lab” dhe Kostadin Gjurçilov, punonjës në “Digital Media Lab”.

Dy dëshmitarët, duke iu përgjigjur pyetjeve të prokurorisë dhe mbrojtjes, folën për procesin e lidhjes së kontratave për realizimin e detyrimeve për prokurimin e softuerit.

Më herët në seancën e sotme, mbrojtja e Rashkovskit vazhdoi me paraqitjen e provave në të cilat shpjegoi komunikimin mes të akuzuarve për blerjen e softuerit.

Në seancën e sotme gjithashtu Avokati i Popullit kërkoi kërkesë pronësore nga të pandehurit në shumë prej 1,4 milionë denarë.

Gjykimi për rastin “Softuerët” është në procedurë dëshmuese dhe e udhëheq gjyqtarja Fanka Jançulleva Mihaillovska, ndërsa përfaqësuese e prokurorisë është Ivana Trajçevska.

Sipas aktakuzës, Rashkovski akuzohet për veprat penale “Keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit zyrtar” dhe “Pastrim të parave dhe produkteve të tjera nga veprat penale”. Personat I.D., I.H., D.S., I.I., I.I. dhe M.S. akuzohen për “Shpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar” nga Kodi Penal.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori