LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, gjatë natës reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe erë e përforcuar

Maqedoni, gjatë natës reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe erë e përforcuar

Siç njoftojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, gjatë pasdite dhe gjatë natës pritet të ketë reshje të rëmbyeshme të shiut, të shoqëruara me erë të përforcuar në nivel lokal në formë të motit të ligë.

Tek rrjedhat më të mëdha të ujërave, siç informojnë, nuk priten dukuri të derdhjes së ujit prej shtretërve të lumenjve, as, rritje më e madhe e nivelit të tyre.

“Për dallim prej tyre, tek lumenjtë më të vogla nëse në rrjedhat e tyre proceset janë më intensive dhe me sasi më të mëdha të shiut, është e mundur rritje e madhe e nivelit, ndërsa, vende-vende gjatë reshjeve të fuqishme intensive janë të mundshme edhe derdhje të vogla lokale. Nëse në mjediset urbane të qytetit jostabiliteti është në formë të motit të lig, me shi, erë dhe breshër, për shkak të pamundësisë për thithjen e ujit dhe nxënien e mundshme të rrjetit të kanalizimit me degë dhe gjethe, është e mundur akumulimi dhe derdhja e ujit nëpër rrugët e qytetit dhe nënkalimet. Gjatë paraqitjes së erës së fuqishme është e mundur paraqitje e valëve në liqenet natyrore në vend”, kumtojnë nga DPHM.

Që atje rekomandojnë që qytetarët me kujdes të lëvizin pranë lumenjve më të vegjël dhe të jenë të kujdesshëm në vende kur për sot pasdite dhe në orët e mbrëmjes paralajmërohen reshje të rrëmbyeshme të shiut.