Pak para përfundimit të vitit 2019, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, ka miratuar vendimin e qeverisë për vazhdimin e gjendjes së krizës, në pjesën jugore dhe veriore të kufirit shtetëror, deri në 30 qershor të vitit 2020. Ky është vazhdimi i pestë i kësaj mase shtetërore, që ka nisur të zbatohet që në vitin 2015, me qëllim parandalimin e kalimeve ilegale të imigrantëve, të cilët territorin e Maqedonisë së Veriut e shfrytëzojnë si vend transit për destinnacionin e tyre të fundit, shtetet e Bashkimit Evropian.
Një masë e tillë vjen edhe pa informacioneve se këtë vit mund të ketë valë të re të imigrantëve, e cila shpesh herë është paralajmëruar edhe nga Turqia, ku janë strehuar afër 2.5 milionë refugjatë nga Siria, por edhe pas njoftimeve se Gjermania do të hapë së paku 1 milion vende të reja pune.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme, thonë se gjatë vitit 2019 janë parandaluar rreth 20,000 tentime apo kalimin ilegal të kufirit, shifër kjo më e lartë se një vit më parë kur ishin parandaluar rreth 15,000 kalime ilegale.
“Në përgjithësi nuk mund të flasin për ndonjë ndryshim të strategjisë së veprimit. Sa i përket fluksit, të dhënat flasin se gjatë vitit 2019 kemi pasur një rritje prej 40 për qind më shumë krahasuar me vitin 2018, por nuk janë sikur ato të vitit 2015 kur kishin valë të madhe të imigrantëve. Vetëm gjatë muajit gusht të vitit 2019 kemi zbuluar 164 persona gjatë kontrabandimit të tyre”.
“Por, ky është vetëm se një rast pasi të tillë kemi shumë, kemi informacione se bartja e imigrantëve bëhet në forma nga më të ndryshmet, me makina, kamionë, e mjete tjera transportuese, por edhe nëpër rrugë alternative nëpër zona rurale, rrugë vështirë ta kalueshme e kështu me radhë”, thotë Suzana Talevska, kryeshefe e sektorit për informacione pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Por, njohësit e çështjeve të sigurisë tërheqin vërejtjen për kujdes shumë më të madh të institucioneve pasi sipas tyre këtë vit pritet valë e re e imigrantëve, që kryesisht do t’ia mësyjnë Gjermanisë.
“Maqedonia e Veriut do të përballet me sfida të reja. Do të kemi valë të imigrantëve, të refugjatëve, të kalimeve ilegale, që do të thotë se institucionet duhet të koordinohen shumë mirë me qëllim ruajtjen e sigurisë dhe të zonave kufitare, ku duhet të përfshihet edhe armata. Valë të imigrantëve nuk do të ketë vetëm nga zonat e krizës, por edhe nga vende tjera të varfra, të cilët do t’i drejtohet para se gjithash Gjermanisë për të siguruar një vend pune”, thotë Marina Mitrevska, njohëse e çështjeve të sigurisë.
Ndërkohë, gjatë kalimit nëpër territorin e Maqedonisë së Veriut janë regjistruar edhe shumë raste të trafikimit me imigrantë. Sipas të dhënave, çdo i pesti prej tyre që ka kaluar ilegalisht përmes “Rrugës Ballkanike” ka qenë i moshës së mitur. Sipas të dhënave të Agjencisë Evropiane për Siguri
Kufitare dhe Bregdetare “FRONTEX”, në tri vjetët e fundit gjatë kalimeve ilegale të kufijve prej 39,875 refugjatëve të monitoruar, 1,689 persona janë trafikuar kurse 87 shumica të moshës nën 18 vjeç, janë ankuar për përdorim dhune. Këtë e konfirmojnë edhe aktivistët që merren me kujdesin e tyre.
“Ata rrëfejnë gjithë atë që përjetojnë gjatë rrugëtimit të gjatë e të rrezikshëm drejt destinacionit final. Shpesh u ndodh që të dhunohen dhe t’u merren parat. Për bartjen nga njëri në kufi në tjetrin paguajnë së paku 1,000 euro, por ndodh që të lihen në mes të rrugës. Ne mundohemi me gjithçka që kemi t’u ndihmojmë, në ushqime apo me ilaçe pasi ka shumë prej tyre që kanë pësuar dëmtime apo që janë të uritur”, thotë Lençe Zdravkin, aktiviste nga Velesi.
Valën më të madhe të imigrantëve, Maqedonia e Veriut e përjetoi në vitet 2015 dhe 2016 kur në vend hynë dhjetëra mijëra imigrantë. Në zonat kufitare me Greqinë ishin regjistruar edhe përleshje me forcat e sigurisë ndërsa banorët e komunave për rreth me forcë kishin penguar ngritjen e kampeve për strehimin e tyre. Në vitin 2016 Maqedonia e Veriut ishte edhe në shënjestër të kritikave të Komisionit të lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, i cili i kishte bërë thirrje të heqë dorë nga “politika e dëbimit sistematik dhe e arrestimit të imigrantëve”./REL/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës
Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre