LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, formohet grup sektorial i punës për ndjekje dhe zgjidhje të problemeve të romëve

Maqedoni, formohet grup sektorial i punës për ndjekje dhe zgjidhje të problemeve të romëve

Në Qeveri sot u mbajt mbledhja e parë e grupit sektorial të punës për integrim të romëve. Qëllimi i këtij grupi është ta zbatojë qasjen sektoriale gjatë zgjidhjes së çështjeve të lidhura me romët në vend.

Siç njoftuan nga Qeveria, në mbledhjen morën pjesë ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Mila Carovska, ministri pa resor për Çështje Rome Muzafer Bajram, përfaqësuesi i delegacionit të BE-së Nikolla Bertolini dhe përfaqësues të ministrive tjera dhe organizatave ndërkombëtare dhe qytetae në vend.


“Fushat prioritare të grupit sektorial të punës për integrim të romëve edhe më tutje do të jenë arsimi, punësimi, mbrojtja sociale, banimi dhe shëndetësia. Zgjidhja e problemit shumë vjeçar të personave pa dokumente, si dhe përfshirja e fëmijëve në procesin arsimor”, theksoi Carovska.

Grupi sektorial i punës do të bëjë monitoring dhe vlerësim për zbatimin dhe përparimin e fushave të lidhura në mënyrë të ndërsjellë në politika dhe dokumente strategjike dhe do t’i ndjek të gjitha proceset.

Ky grup i punës duhet të shërbejë si platformë e cila do të punojë në ide për përmirësimin e procesit të integrimit të romëve, në atë mënyrë duke kontribuar direkt drejt qëllimit të përgjithshëm, përkatësisht arritjen e standardeve më të larta socio-ekonomike për popullatën rome.

Grupi sektorial i punës për integrim të romëve do të koordinohet nga ministri pa resor si institucion udhëheqës në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale.

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Lajme
Kalo në kategori