LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, fillon testimi i maturës shtetërore

Maqedoni, fillon testimi i maturës shtetërore

Në provimin ekstern në gjuhë të huaj (gjuhë angleze, franceze, gjermane apo ruse), sot nga ora 10 fillon testimi i maturës shtetërore për vitin arsimor 2018/2019 ku do të marrin pjesë 15.553 nxënës.

Prej tyre 7.692 janë gjimnazistë, 7.604 janë nxënës të shkollave profesionale dhe 257 të shkollave të artit, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Sipas të dhënave nga Qendra shtetërore e provimit, në provimin për gjuhë angleze janë paraqitur 14.413 nxënës, 59 në gjuhë franceze, 201 gjuhë gjermane dhe 15 në gjuhë ruse.

Të shtunën e ardhshme do të zbatohet provimi ekstern në gjuhë amtare (gjuhë shqipe, gjuhë maqedonase apo turke) dhe literaturë, ku janë paraqitur 15.279 maturantë.

Më 11 qershor është testimi për provimin e tretë ekstern. Risi për këtë vit është se për herë të parë mund të zgjidhet edhe lënda e sociologjisë, ku janë paraqitur 569 kandidatë. Ashtu si në maturat e kaluara shtetërore, më së shumti paraqitje ka në biznes (4.206), histori (2.407), biologji (3.631), filozofi (2.691), kimi (227), fizikë (128) dhe estetikë 166 maturantë.

Më 13 qershor është testi në matematike ku janë paraqitur 2.049 kandidatë.

Për zbatimin e maturës shtetërore janë angazhuar 2.388 mësimdhënës dhe 200 mbikëqyrës nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Qendrës shtetërore të provimit dhe nga Byroja për zhvillim të arsimit.

Sipas afatit ligjor, rezultatet e para duhet të publikohen më së voni një muaj pas mbajtjes së provimit të fundit.

Kandidatët që nuk do të kalojnë maturën shtetërore apo nuk do ta kalojnë plotësisht, do të mund që të hynë në provim sërish në sesionin e gushtit, më 12, 13, 14 dhe 15 gusht.

Projekti matura shtetërore organizohet nga vitit 2007 dhe është kusht për regjistrim në fakultet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori