Maqedoni, dita ndërkombëtare e Gjuhës Amtare e gjen shqipen larg zbatimit të premtuar
Drejtuesit e institucioneve në vend flasin të entuziazmuar për zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, megjithatë kur vjen puna për vepra konkrete për zbatim të këtij ligji hapat hidhen si ato të breshkës. Katër vite nga sjellja në fuqi e këtij ligji, Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare e gjen gjuhën shqipe ende pa zbatuar në nivelin që parashihet në dispozitat ligjore. Nga Agjencia e Gjuhëve thonë se disa institucione justifikohen për moszbatimin e ligjit me mungesën e përkthyesve. Ndërkohë që bëhen këto ankesa, në listën e Entit për Punësim ka dhjetëra përkthyes dhe student të Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe që presin për një vend pune.
“Në evidencën tonë kemi gjithsej 128 persona të papunë, të cilët kanë përfunduar studimet për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe dhe 16 përkthyes shqip- maqedonisht dhe anasjelltas. Këtu dëshiroj të theksoj se kemi edhe dy magjistër dhe një doktor shkencash të evidentuar si të papunë”, deklaroi Bekim Murati- drejtor i Entit për Punësim.
Nga Grupi i Zjarrit risjellin në vëmendje se në programin qeverisës të BDI-së një nga premtimet është edhe hapja e 6500 vendeve të reja të punës për përkthyes dhe lektor me qëllim të implementimit të tërësishëm të ligjit të gjuhëve në të gjitha institucionet. Nëse kjo do të ishte realizuar, rrjedhimisht nuk duhet të kishte ankesa nga institucionet për mungesë kuadri dhe as nuk duhet të kishte përkthyes që presin për një vend pune. Ky premtim ka dështuar, sipas Izet Mexhitit, sikur edhe shume premtime të tjera të BDI-së.
Tre institucionet kyçe për zbatimin e Ligjit të Gjuhëve janë Qeveria, Agjencia për Zbatimin e Gjuhëve dhe Inspektorati për zbatimin e Gjuhëve. Ky i fundit përveç se u themelua me vonesë, vazhdon të përballet me vështirësi në realizimin e detyrave. Ky institucion nuk ka as një veturë për ata pak inspektorë që ka të punësuar. Buxheti është i njëjtë si vitin e kaluar, 16 milion denarë, ndërsa nuk është dhënë pëlqim për punësime të reja.
“Për momentin kemi vetëm 6 inspektor të licencuar, në muajin maj licencohen edhe dy. Pra, do të kemi 8 inspektorë. Duhet të jenë 32 inspektorë. Kemi edhe një problem që unë si drejtor dua ta them. Inspektorati për Zbatimin e Gjuhëve nuk ka veturë zyrtare.
Inspektorët s’kanë veturë zyrtare. Mbikëqyrjet inspektuese i kryejmë me veturën time personale”, tha Fatmir Iseni- drejtor i Inspektoratit të Gjuhëve.
Inspektorati deri tani ka realizuar mbi 130 mbikëqyrje inspektuese, por asnjë sanksion. Drejtori i Agjencisë për Zbatimin e gjuhëve nuk përmendi cilat institucione nuk kanë qasje konstruktive për zbatimin e këtij ligji, por tërthorazi la të kuptohej se ka të tilla.
“Sa i takon mbështetjes që kërkojnë institucionet, ajo varet nga Inspektorati. Sa më shumë të jetë aktiv Inspektorati, aq më shumë institucionet kërkojnë mbështetje nga ne. Unë e kam ditur që kjo punë nuk do të shkojë lehtë, prandaj gati 90% të institucioneve i kam vizituar drejtpërdrejt”, deklaroi Ylber Sela- drejtor i AZGJ-së /Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
ASH: Memedi pranoi se vazhdon të rrezikojë shëndetin e fëmijëve, konfirmoi dështimin e Sali, Taravarit dhe Mexhitit
Institucionet e Kosovës të mbyllura për shtetasen e Taxhikistanit që përballet me dëbim
Uji në Tetovë me erë dhe shije të pazakontë, autoritetet thonë se është i pijshëm
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit
ROSCAP: Doracakët për edukimin seksual janë inicuar dhe zhvilluar gjatë kohës kur në pushtet ishin PDK, LDK dhe LVV
Vdekja e të riut nga Prishtina, Prokuroria jep detaje
Protestat e 2023-tës në Zveçan, arrestohet i dyshuari për sulm ndaj ushtarëve të KFOR-it
I jepet lamtumira e fundit dy të rinjve që u vranë në Klinë, shokët veshin bluzët me fotografitë e tyre
Mbështetet punësimi i familjeve përfituese nga reforma e asistencës sociale
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët