LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, deri tani janë vaksinuar 32.653 fëmijë

Maqedoni, deri tani janë vaksinuar 32.653 fëmijë

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se numri i përgjithshëm i personave të vaksinuar të moshës deri në 14 vjet me vaksinën MRP, nga fillimi i epidemisë me fruth në të gjithë shtetin është 32.653.

Prej tyre, 16.082 fëmijë janë vaksinuar në territorin e qytetit të Shkupit, derisa megjithatë, 16.571 fëmijë janë vaksinuar në pjesën tjetër të shtetit, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Gjatë javës së kaluar (nga 6 korriku e deri në 12 korrik) janë paraqitur 11 raste të dyshimta. Prej tyre, 10 raste janë klasifikuar si fruth, që tregon ulje prej 30 për qind, krahasuar me javën e kaluar. Nga numri i përgjithshëm i rasteve të paraqitura, shtatë janë nga Shkupi, ndërsa tre të tjerët nga Kumanova. Sipas statusit të vaksinimit, janë vaksinuar në mënyrë jo të plotë apo me status të panjohur të vaksinimit. Këtë javë nuk janë regjistruar raste të reja të fruthit te punonjësit shëndetësor”, theksojnë nga MSH.

“Në të gjithë shtetin mbesin edhe 10.203 fëmijë të pavaksinuar të moshës deri në 14 vjet. Nevojitet që të përforcohet zbatimi i vaksinimit, veçanërisht te fëmijët parashkollorë jashtë Shkupit, ku nga gjithsej 19.494 të pavaksinuar, deri më tani janë vaksinuar 11.130 fëmijë”.

“Në raportin e Komisionit Evropian thuhet se Ministria e Shëndetësisë ka ndërmarrë hapa për kontrollin e gjendjes me epideminë, përmes vaksinimit të drejtpërdrejtë në shkolla dhe kopshte të fëmijëve dhe me fillimin e fushatës së madhe për vaksinim. Vaksinimi është masë e vetme për mbrojtje nga fruthi. Të gjithë fëmijët që nuk janë vaksinuar, që të mbrohen nga sëmundja, duhet menjëherë të vaksinohen”, qëndron në kumtesë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Lajme
Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Siguri
500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

Kronika e Zezë
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
Kalo në kategori