LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, barnat me receta dhe shërbimet e specializuara tani më të kapshme për pacientët

Maqedoni, barnat me receta dhe shërbimet e specializuara tani më të kapshme për pacientët

Qeveria në seancën e 148-të e miratoi Propozim-vendimin për ndryshime të Vendimit për rrjetin e institucioneve shëndetësore me çka hiqet kufizimi për hapjen e barnatoreve dhe ordinancave të specializuara të cilat mund të lidhin marrëveshje me Fondin për Sigurim Shëndetësor (FSSH), në bazë të mundësive financiare të fondit, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Me ndryshimet e Vendimit mundësohet zgjerimi i rrjetit të institucioneve shëndetësore në pjesën e barnatoreve dhe barnatoreve rurale, si dhe në pjesën e specialistëve në nivel sekondar të mbrojtjes shëndetësore.


Barnatoret të cilat nuk kishin marrëveshje me FSSH-në, prej tani do të kenë mundësi që të lidhin marrëveshje. Me këto ndryshime, siç sqarojnë nga Ministria, tejkalohet problemi me mungesën e ilaçeve, gjegjësisht, ilaçet në receta do të jenë më të kapshme për pacientët.

“Njëherit, specialistët do të kenë mundësi që të hapin ordinancë të specializuar në vendin të cilin do ta zgjedhin ato vetë ose si ekip i ri në ordinancë që tashmë ekziston, me marrëveshje me FSSH-në. Përmes hapjes së ordinancave të specializuara, mjekët e rinj do t’i motivojmë që të qëndrojnë dhe të punojnë në shtetin tonë, ndërsa pacientët do të kenë mundësi më të madhe që të zgjedhin se në cilën ordinancë të specializuar dëshirojnë të shkojnë”, bëjnë të ditur nga Ministria.

Ky vendim hyn në fuqi një ditë pas publikimit të tij në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut./koha.mk/

Në trend Lajme

Më shumë
Rruga për në Këshillin e Evropës, Weber: Kosova “ra” në kushtet joformale të Perëndimit

Rruga për në Këshillin e Evropës, Weber: Kosova “ra” në kushtet joformale të Perëndimit

Lajme
Dalja deri në ora 17:00, arrihet censusi për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut

Dalja deri në ora 17:00, arrihet censusi për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut

Lajme
Këto janë vendimet që mori Qeveria në mbledhjen e së mërkurës

Këto janë vendimet që mori Qeveria në mbledhjen e së mërkurës

Lajme
Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin

Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin

Lajme
Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit

Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit

Jehona Hulaj
Presidenti kinez në Serbi premton thellim të bashkëpunimit dhe mbështetje për çështjen e Kosovës

Presidenti kinez në Serbi premton thellim të bashkëpunimit dhe mbështetje për çështjen e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori