LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, asnjë parti politike shqiptare nuk është për një njësi zgjedhore

Maqedoni, asnjë parti politike shqiptare nuk është për një njësi zgjedhore

Edhepse në Kuvend ekziston nisma për formimin e një njësie zgjedhore në vend të gjashtë njësive zgjedhore që i kemi tani, është e vështirë një gjë e tillë të miratohet.

Partitë politike shqiptare nuk pranojnë një model të tillë për shkak se humben një numër i caktuar i votave, njofton Telegrafi Maqedoni.


BDI është shprehur kundër dhe është për modelin aktual zgjedhor ndërsa Aleanca për Shqiptarët kërkojnë tetë kur Lëvizja Besa tre njësi zgjedhore.

Që ky propozim të miratohet nevojiten 61 vota dhe shumicë e banenderit, prandaj është i pamundur miratimi i këtij propozimi pa votat shqiptare./Telegrafi/