LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: 70 përqind e ndërmarrjeve publike asnjëherë nuk kanë bërë vlerësim të rrezikut nga korrupsioni gjatë furnizimeve publike

Maqedoni: 70 përqind e ndërmarrjeve publike asnjëherë nuk kanë bërë vlerësim të rrezikut nga korrupsioni gjatë furnizimeve publike

“Vlera totale e marrëveshjeve të furnizimeve publike që i zbatojnë ndërmarrjet publike dhe shoqëritë aksionare të themeluara nga qeveria dhe vetëqeverisjet lokale është rreth 300 milionë euro dhe përfaqëson një të tretën e furnizimeve publike në vend. Përgjegjësia më e madhe publike dhe krijimi i mekanizmave për menaxhim me rreziqet nga korrupsioni në këto ndërmarrje do të kontribuojnë në uljen e korrupsionit dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve që i ofrojnë”.

Kjo u theksua në debatin e sotëm online të organizuar nga Qendra për Komunikime Civile. Hulumtimet e kryera nga Qendra për Komunikime Civile tregojnë se 70 për qind e ndërmarrjeve publike të anketuara dhe shoqëritë aksionare nuk kanë bërë asnjëherë vlerësim të rreziqeve nga korrupsioni, ndërsa menaxhmenti i këtyre ndërmarrjeve në tre vitet e fundit nuk ka paraqitur asnjë iniciativë për fillimin e procedurave penale për shkak të dyshimeve për korrupsion në furnizimet publike dhe asnjë procedurë disiplinore për punonjës në probleme të konstatuara gjatë zbatimit të furnizimeve publike.


“Këto të dhëna tregojnë pa mëdyshje se në ndërmarrjet e themeluara nga Qeveria dhe njësitë e vetëqeverisjes lokale nuk punohet sistematikisht në parandalimin dhe shtypjen e korrupsionit në furnizimet publike”, theksoi Sabina Fakiq nga Qendra për Komunikime Civile.

Nga Qendra për Komunikime Civile propozojnë edhe realizime të trajnimeve si për punonjësit ashtu edhe për menaxhmentin e ndërmarrjeve, pasi analizat kanë treguar se 92 për qind e ndërmarrjeve të anketuara nuk kanë kryer trajnime për integritetin dhe anti-korrupsionin.

Nga Bashkësitë e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL) shprehën gatishmëri për organizimin e trajnimeve për ndërmarrjet e formuara nga njësitë e vetëqeverisjes lokale.

Sipas kryetares së Komisionit për parandalim të korrupsionit, Biljana Ivanovska, gjëja më e rëndësishme është ndërgjegjësimi i të gjithë aktorëve për ta luftuar korrupsionin, sepse zgjidhjet ligjore nuk mund t’i parashikojnë të gjitha situatat e mundshme.

Numri i përgjithshëm i ndërmarrjeve publike dhe shoqërive aksionare të formuara nga Qeveria dhe njësitë e vetëqeverisjes lokale vlerësohet në 145. Të ardhurat totale vjetore të tyre janë 800 milionë euro dhe ata marrin pjesë në Prodhimin e Brendshëm Bruto me më shumë se shtatë për qind. Në ketë ndërmarrje janë të punësuar rreth 30 mijë njerëz.

Në trend Lajme

Më shumë
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Lajme
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Lajme
Kalo në kategori