LAJMI I FUNDIT:

Maqedonasit e Shqipërisë: Presim pjesëmarrje nga qytetarët dhe zgjedhje të suksesshme

Maqedonasit e Shqipërisë: Presim pjesëmarrje nga qytetarët dhe zgjedhje të suksesshme

Shoqata e maqedonasëve në Shqipëri “Ilinden” ka lëshuar një komunikatë, në të cilën kanë theksuar se presin pjesëmarrje të madhe nga qytetarët dhe zgjedhje të suksesshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Maqedonasit në Shqipëri presin zgjedhje të suksesshme, proces pozitiv dhe të ardhme pozitive për Maqedoninë, si dhe formim të qeverisë se drejtë pas zgjedhjeve. E gjithë kjo do të jetë për të mirën e qytetarëve të Maqedonisë, dhe veçanërisht për maqedonasit pakicë në vendet fqinje. Për këtë duhet punë nga gjithë partitë politike dhe shoqatat qytetare”, shkruan kryetari i Shoqatës së maqedonasëve “Ilinden”, Nikolla Gjurgjaj./Telegrafi/