LAJMI I FUNDIT:

MAPL-ja i jep 30 ditë afat Komunës së Prishtinës që ta rishqyrtojë vendimin për këmbimin e pronave ( Dokument)

MAPL-ja i jep 30 ditë afat Komunës së Prishtinës që ta rishqyrtojë vendimin për këmbimin e pronave ( Dokument)

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), i ka dërguar një letër Komunës së Prishtinës, përmes së cilës ka kërkuar që vendimi për këmbim të pronës komunale me pronën private të rishqyrtohet dhe të harmonizohet në pajtim me legjislacionin në fuqi. Sipas ministrisë, kjo duhet të bëhet brenda afatit prej 30 ditësh.

Në letrën që Besim Myrtezani, U.d Udhëheqës i Departamentit Ligjor dhe Monitorimit të Komunave në MAPL, i ka dërguar kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama dhe kryesuesit të Kuvendit Komunal, Pëllumb Bajçinovci, thuhet se “nuk mund të merret vendim për këmbimin e pronave pa u shfuqizuar vendimi për këmbimin e pronave i datës 14.06.2021”.


Këmbimi i pronave në Prishtinë, MAPL-ja anulon konfirmimin e ligjshmërisë së vendimit
Lexo po ashtu Këmbimi i pronave në Prishtinë, MAPL-ja anulon konfirmimin e ligjshmërisë së vendimit

“Prona e paluajtshme e komunës mund të këmbehet vetëm për sigurimin e pronës për qëllim të përmbushjes së interesit publik, në përputhje me kompetencat ligjore të nivelit të qeverisjes lokale. Kuvendi i Komunës, është kompetent të vendosë se cili është interesi publik në komunën përkatëse”, thuhet mes tjerash në letër.

Ndryshe, mediumi “Koha” ka raportuar se me propozim të ish-kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka kaluar vendimi për dhënien e pronës rreth 7-hektarëshe në “Prishtina e Re” biznesmenit Rrahman Haradini, në këmbim të rreth 10 hektarëve që i kishte në pronësi në Badoc. Mbi bazën e këtij vendimi, edhe kryetari aktual Rama e ka nënshkruar kontratën me ish-klientin e tij.

Mbi po të njëjtën bazë ka propozuar këmbimin edhe të një prone tjetër me vlerë dhjetëra miliona euro, me pronën 8-hekatëshe në Badoc. Vendimi i fundit ka kaluar edhe me ndihmën e asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, prezenca e të cilëve në sallën e Kuvendit Komunal u interpretua nga kryesuesi si kuorum për vendimmarrje.

Lidhur me këtë, Prokuroria e Shtetit ka nisur hetim parapenal. E për këtë këmbim prone, Komuna e Prishtinës do të përballet edhe me padinë e ushtruar të enjten nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD). Në padinë për inicimin e konfliktit administrativ thuhet se në vendimin që e ka marrë Kuvendi Komunal i Prishtinës nuk janë aplikuar fare dispozitat ligjore, nuk është vepruar sipas rregullave të procedurës, nuk është vërtetuar drejt gjendja faktike apo nëse nga faktet e vërtetuara është nxjerrë konkluzioni jo i drejtë në pikëpamje të gjendjes faktike.

Në anën tjetër, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka insistuar se nuk ka shkelje ligjore në procesin e këmbimit të pronave komunale me ato të ish-klientëve të tij. Në një konferencë për media, zbulimin e rastit e ka cilësuar sulm ndaj tij dhe ndaj punës së komunës.

Prona komunale që është këmbyer me atë në Badoc të ish-klientit të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, nga një proces i nisur më 2021 nga ish-kryetari Shpend Ahmeti dhe një proces i ri i vitit 2024, kap vlerën e dhjetëra miliona eurove.

Bazuar në çmimet në treg, një pronë rreth 7-hektarëshe në zonën Prishtina e Re më së liri kushton 23 milionë euro, ndërsa më së shtrenjti rreth 33 milionë euro. E për sipërfaqen që është këmbyer në Badoc, çmimet sillen prej 2 milionë e 400 mijë deri në 5 milionë e 300 mijë euro. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori