LAJMI I FUNDIT:

Mantra për lumturi: Dy fjalë të fuqishme të cilat 2020-n do ta bëjnë vitin më të mirë deri tani!

Mantra për lumturi: Dy fjalë të fuqishme të cilat 2020-n do ta bëjnë vitin më të mirë deri tani!

Mënyrat se si silleni kur gjendeni në rrethana të paparashikueshme përcaktojnë a do të jeni hero apo viktimë e jetës suaj

Nëse keni këtë qëndrim në të gjitha situatat e jetës, cilësia e saj do të përmirësohet në mënyrë drastike, transmeton Telegrafi.

Për t’i parë ndryshimet nevojitet kohë. Le të jetë ky vit, vit i ndryshimeve.


Mantra e parë: Unë jam hero i jetës sime

Çdo ditë me vete sjell rrethana të paparashikueshme. Zhgënjim, lajme të këqija apo çfarëdo qoftë tjetër që mund t’ju ndodhë. Ju duhet të vendosni si do t’u përgjigjeni të gjitha këtyre.

Në qoftë se ndaj çdo problemi përgjigjeni me këtë fjali: “Unë jam hero i jetës sime”, ndërgjegjes suaj i dërgoni mesazhin që jeni të fortë mendërisht. Vendimi që të jeni hero i jetës suaj do të thotë t’i shtroni vetes pyetjen e drejtë kur hasni në probleme.

Pyesni veten se çfarë mund të bëni lidhur me atë çështje, në vend që të ndiheni keq për veten tuaj dhe fajin ta kërkoni diku tjetër. Kjo mantër duhet t’ju rikujtojë që zgjedhja varet ekskluzivisht nga ju.

Lumturinë, suksesin apo dështimin e zgjedhim ne vetë. Mund të ndërmerrni çfarëdo që dëshironi, mirëpo, para së gjithash, është e nevojshme të mendoni pozitivisht.

Mantra e dytë: Unë mund të bëj çdo gjë që dëshiroj

Përpiquni të provoni gjëra të reja. Shpesh frikësohemi të dalim nga zona e rehatisë nga frika e cila nuk është e pabazë, prandaj detyroni veten që sa më shpesh të provoni gjëra të cilat më parë nuk i keni provuar.

Nëse nuk provoni as nuk i njihni mundësitë tuaja se çfarë dhe sa mundeni. Nuk mund të jeni shkrimtar nëse nuk shkruani asgjë, tregtar nëse nuk tregtoni asgjë, apo valltar nëse nuk vallëzoni.

Nuk do të keni sukses nëse nuk provoni. Ndërgjegjja mundet të bëjë shumëçka.

Nëse i ushqeni me mendime pozitive, ato do të shprehen në jetën tuaj. Jemi të lindur pa kufizime dhe me mundësi që të realizojmë çdo gjë që synojmë, pengesat vetë i krijojmë me mendime negative.

Le të jetë ky vit i mendimeve pozitive. Filloni me aplikimin e këtyre mantrave në jetën tuaj dhe nuk do të mungojë cilësia më e mirë e jetës. Nëse i aplikoni këto rregulla që sot, viti i ardhshëm do të jetë juaji. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Sa kohë mund të qëndrojnë rrobat e lara në makinë larëse para se të marrin erë?

Sa kohë mund të qëndrojnë rrobat e lara në makinë larëse para se të marrin erë?

A e dini se...
Këto janë shenjat e horoskopit më të njohura për shpërthimet e tyre të xhelozisë

Këto janë shenjat e horoskopit më të njohura për shpërthimet e tyre të xhelozisë

Astrologji
Mobilimi i shtëpisë: Pesë rregulla që duhet të filloni t’i thyeni

Mobilimi i shtëpisë: Pesë rregulla që duhet të filloni t’i thyeni

Rregullimi i shtëpisë
Guri Kjeragbolten: Një atraksion që askush nuk e di se si është krijuar, por të gjithë duan ta pushtojnë

Guri Kjeragbolten: Një atraksion që askush nuk e di se si është krijuar, por të gjithë duan ta pushtojnë

Çfarë të vizitosh
Çfarë është Shën Valentini dhe si ka filluar kjo festë?

Çfarë është Shën Valentini dhe si ka filluar kjo festë?

Stil
Yjet me koeficient të inteligjencës mbi mesataren

Yjet me koeficient të inteligjencës mbi mesataren

Kalo në kategori