LAJMI I FUNDIT:

Manteli i Zonjës, shmang gjenekologun

Manteli i Zonjës, shmang gjenekologun

Problemet gjenekologjike, të cilat mund të jenë nga më të lehtat e deri tek më seriozet, janë të pranishme si te vajzat e reja ashtu dhe te gratë.

Shkencëtarët së fundmi kanë zbuluar një bimë tejet të mirë për përmirësimin e problemeve gjenekologjike.


Manteli i Zonjës (Alchemilla vulgaris), ka veti të përsosura shëndetësore, e veçanërisht në lidhje me shëndetin gjenekologjik.

Sipas Johan Kincora, që merret me bimë, thotë se 30 për qind e problemeve gjenekologjike mund të shmangen vetëm duke konsumuar çajin e Mantelit të Zonjës.

Kjo bimë është e pasur me acide organike, flavanoide, tanine, acide salicilike, vitaminë C etj.

Për shkak të përmbajtjes së lartë të tanineve, kjo bimë ka shije të hidhur.

shutterstock_109336592-1

Disa nga të mirat që i sjell kjo bimë:

Është bima ideale për të mbetur shtatzënë
Kjo bimë konsiderohet si ilaçi më i mirë natyral për trajtimin e pamundësisë për të mbetur shtatzënë. Kjo për shkak se bima vepron si rregullator natyral i hormoneve, e sidomos atyre që janë të rëndësishme kur përpiqeni të mbeteni shtatzënë.

Ndihmon në menopauzë
Bima ofron edhe një sërë të mirash shëndetësore në lidhje me fibroidet, cistet etj. Ajo ndihmon simptomat menstruale dhe menopauzave, si dhe taninet ndikojnë që t’i shmangni dhimbjet e mëdha dhe të rregulloni gjakderdhjen.

Të mira tjera shëndetësore të kësaj bime janë: shkatërrimi i baktereve dhe viruseve, ndihmon dhimbjen e gjakderdhjes, tëkafshimeve nga insektet, ndalon marramendjen dhe vjelljen, diarrenë etj.

Çaji i Mantelit të Zonjës
Vendosni një lugë gjelle të kësaj bime në një gotë me ujë të vluar dhe lëreni ashtu për pesë deri dhjetë minuta. Maksimumi i pini dy çajëra të tillë brenda dite. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Arsyet e mundshme pse ju plasariten buzët dhe si t’ia bëni që të mos ju ndodhë më!

Arsyet e mundshme pse ju plasariten buzët dhe si t’ia bëni që të mos ju ndodhë më!

Shëndetësi
Kalo në kategori