LAJMI I FUNDIT:

Mantelbardhët protestojnë më 17 maj

Mantelbardhët protestojnë më 17 maj

Këshilli Drejtues i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, ka njoftuar ka marrë vendim që me datë 17 maj 2017, duke filluar nga ora 11:00 të mbajë protestë publike të punëtorëve shëndetësor para Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Sipas një njoftimit të FSSHK-së, ky vendim është marrë pasi që është analizuar situata e tanishme dhe ajo pas grevës së përgjithshme të punëtorëve shëndetësor të datës 27 maj.

“Qëllimet e kësaj proteste konsistojnë me ato të grevës së datës 27 maj, si dhe protestës paralajmëruese të datës 29 marsit, e që janë hedhja në tërësi e Ligjit mbi pagat meqë i njëjti është diskriminues për punëtorët shëndetësor dhe pjesëmarrja e përfaqësuesve të punëtorëve në draftimin e tij, ngritja e pagave prej 15% në bazë të nevojës dhe kërkesës së të punësuarve në shëndetësi, përmirësimi i kushteve të punës, furnizimi me barna dhe material shpenzues. Kjo formë e shprehjes së pakënaqësive dhe kërkesave tona është zgjedhur me qëllimin e vetëm që presioni mos të bie mbi qytetarët por mbi Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Kurse, në lidhje me deklaratën e kryeministrit të Republikës së Kosovës për rritjen e pagave, kjo federatë ka uruar që të përmbushet ky premtim, por duke u nisur nga fakti se protesta e tyre nuk e ka fokus të vetëm rritjen e pagave, ata kanë vendosur që kërkesat e tyre t’i mbështesin deri në realizimin e tyre”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori