LAJMI I FUNDIT:

Manekinia ka treguar fytyrën e vërtetë: Kështu duket Adriana Lima pa grim fare!

Manekinia ka treguar fytyrën e vërtetë: Kështu duket Adriana Lima pa grim fare!

Manekinia ka shëtitur plotësisht e relaksuar, duke nxitur një vërshim të vërtetë komentesh

Adriana Liman (39) jemi mësuar ta shohim në veshjet më luksoze. Ajo pothuajse gjithmonë është e kuruar tip-top, mirëpo këtë herë e kanë “kapur” dhe fotografuar krejt të natyrshme, pa grim fare, derisa ka shëtitur me të bijën nëpër rrugët e Majamit.


Për t’u kënaqur në ditën me diell ka zgjedhur gete të zeza dhe gjithashtu fanellë të zezë.

Këto fotografi kanë shkaktuar komente të ndara, transmeton Telegrafi.

“Shumë e bukur edhe pa grim fare. Femër e natyrshme dhe e kuruar. Urime”, është dëgjuar mes të tjerash.

Mirëpo, nga ana tjetër, ka pasur edhe të tillë të cilët thonë që manekinia është e pavërejtur dhe që duket sikur shumica e vajzave.

“Ka vajza shumë më të bukura dhe më atraktive se ajo. Po të kisha kaluar pranë saj, nuk do ta kisha njohur”, ishte njëri ndër komentet. /Telegrafi/