LAJMI I FUNDIT:

Mane thyen heshtjen për largimin nga Liverpooli dhe për t’iu bashkuar Bayernit

Mane thyen heshtjen për largimin nga Liverpooli dhe për t’iu bashkuar Bayernit

Sadio Mane ka shpjeguar vendimin e tij për t’u larguar nga Liverpooli, duke thënë se nuk iu desh shumë kohë për të zgjedhur Bayern Munich.

Gjigantët gjermanë janë në prag të kompletimit të nënshkrimit të senegalezit në një marrëveshje me vlerë 40 milionë euro.

Ai u fotografua me një fanellë stërvitore të Bayernit teksa i nënshtrohej testeve mjekësore të martën.


Mane duhet të jetë i shqetësuar me largimin nga Liverpooli - këtë e tregon edhe "mallkimi" që po ndodhë ndër vite
Lexo po ashtu Mane duhet të jetë i shqetësuar me largimin nga Liverpooli - këtë e tregon edhe "mallkimi" që po ndodhë ndër vite

Dhe, Mane tani ka hedhur dritë mbi kalimin e tij në klubin e Bundesligës, duke pranuar se ishte i vendosur ta bënte këtë lëvizje pasi të dëgjonte për interesimin e tyre.

“Kur agjenti im më tha për herë të parë për interesimin e Bayernit, u emocionova menjëherë”, deklaroi ai për BILD.

“E pashë veten aty menjëherë. Për mua ishte klubi i duhur në kohën e duhur. Është një nga klubet më të mëdha në botë dhe ekipi është gjithmonë duke luftuar për çdo titull. Kështu që, për mua ishte një ide shumë e mirë dhe vendimi i duhur të vija këtu”.

I pyetur për vendimin e tij për t’iu bashkuar Bayernit, Mane u përgjigj: “Agjenti im më tha se kishte interesim nga klube të tjera. Kjo është pjesë e biznesit. Por, e ndjeva menjëherë kur Bayern ma prezantoi planin e tyre. E gjeta veten në planin e Bayernit më shumë se kushdo tjetër”.

Mane, i cili fitoi Ligën e Kampionëve me Liverpoolin në vitin 2019, u pyet nëse ai do ta drejtojë ekipin e tij të ri në një finale evropiane.

“Nuk dua të them jo. Çdo fëmijë dëshiron të fitojë Ligën e Kampionëve, çdo futbollist në botë. Unë jam me një ekip shumë, shumë konkurrues tani”.

Mane ka dhënë autografe në Munih i veshur me fanellën e Bayernit
Lexo po ashtu Mane ka dhënë autografe në Munih i veshur me fanellën e Bayernit

“Por, është ende pak herët për të folur për finalen e Ligës së Kampionëve, ne nuk kemi luajtur ende një lojë së bashku. Megjithatë, ne do të japim gjithçka për të kaluar në finale”, ka shtuar më tej ai.

Mane shënoi 120 gola gjatë kohës së tij në Liverpool, ndërsa planifikon të lërë gjurmë në ligën më të mirë të Gjermanisë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

La Liga
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
“Fitorja ishte e merituar”, Ancelotti i kënaqur me paraqitjen e Real Madridit ndaj Man Cityt

“Fitorja ishte e merituar”, Ancelotti i kënaqur me paraqitjen e Real Madridit ndaj Man Cityt

Liga e Kampionëve
Liga e Kampionëve vjen me katër ndeshje tjera interesante të fazës ‘play-off’

Liga e Kampionëve vjen me katër ndeshje tjera interesante të fazës ‘play-off’

Liga e Kampionëve
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori