Eurodeputeti austriak Lukas Mandl, në një intervistë për Telegrafin, ka folur për gjendjen aktuale të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar se ky proces është bllokuar dhe ka nevojë për një qasje të re.
Mandl tha se Serbia ka humbur mundësi të rëndësishme për zhvillim ekonomik dhe integrim evropian për shkak të qëndrimit të saj të ngurtë ndaj Kosovës.
“Po, dialogu është në një ngërç. Shumë njerëz në Serbi duan një të ardhme të mirë, por qeveria serbe e ka marrë popullin e saj peng për një kohë të gjatë me këtë çështje,” tha Mandl.
Ai shtoi se Serbia mund të kishte qenë shumë më e avancuar në zhvillimin e saj ekonomik dhe në integrimin evropian nëse nuk do të ishte kaq e fiksuar pas çështjes së Kosovës.
“Qeveria serbe ka luajtur shumë lojëra me Kosovën, me Bashkimin Evropian dhe me botën e jashtme. Ata kanë shmangur përmbushjen e marrëveshjeve që kanë nënshkruar,” u shpreh Mandl.
Ai kujtoi deklaratën e fundit të ish-Përfaqësuesit të Posaçëm të BE-së, i cili tha se Marrëveshja e Ohrit do të kishte qenë një sukses.
“Kjo tregon shumë, sepse Marrëveshja e Ohrit nuk është zbatuar. Ky shembull tregon se çfarë ka shkuar keq edhe në një nivel më të gjerë,” tha Mandl.
Duke shprehur optimizëm, Mandl tha se ka besim tek Përfaqësuesi i ri i Posaçëm i BE-së, Peter Sørensen.
“BE-ja ka ndalur praktikën paradoksale të caktimit të zyrtarëve nga shtetet anëtare që ende nuk e njohin Republikën e Kosovës për çështje që lidhen me Kosovën. Edhe nëse një zyrtar i tillë do të përpiqej të vepronte si ndërmjetës i ndershëm, ai do të kishte një barrë të rëndë mbi supe – mungesën e besimit,” shpjegoi Mandl.
Ai e quajti emërimin e Sørensenit, si “një hap i mirë përpara.”
Mandl theksoi se për të zhbllokuar dialogun, është e nevojshme që të dyja palët të tregojnë fleksibilitet dhe të fokusohen në zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese.
Ai vuri në dukje se Bashkimi Evropian duhet të luajë një rol më aktiv dhe të sigurojë që të dyja palët të respektojnë detyrimet e tyre.
Mandl theksoi se paqja dhe stabiliteti në rajon janë të rëndësishme jo vetëm për Kosovën dhe Serbinë, por edhe për të gjithë Evropën.
“Është koha për të ndërprerë lojërat dhe për të punuar drejt një zgjidhjeje të qëndrueshme,” deklaroi Mandl.
Fondet e BE-së për Ballkanin Perëndimor kushtëzohen me përparim në dialog
Bashkimi Evropian ka ndarë një buxhet prej 6 miliardë eurosh për Planin e Rritjes, ku Kosovës i takojnë mbi 820 milionë euro.
Këto fonde, të cilat përfshijnë ndihmë financiare pa kthim dhe kredi të favorshme, nuk do të jenë të aksesueshme pa përmbushjen e disa kushteve të rëndësishme.
Sipas BE-së, përveç reformave të brendshme, Kosova dhe Serbia duhet të demonstrojnë përparim konkret dhe të matshëm në normalizimin e marrëdhënieve mes tyre.
“Serbia dhe Kosova duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe të arrijnë rezultate të prekshme në normalizimin e marrëdhënieve për të qenë të pranueshme për financim në kuadër të Planeve të Rritjes. Zbatimi i Agjendës së Reformave duhet të kontribuojë në mekanizmat ekzistues për lehtësimin e Dialogut”, deklaroi një zëdhënës i BE-së.
Nga ana e saj, Zyra e Zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi nuk ka pranuar të komentojë mbi këtë qëndrim të BE-së.
Kosova dhe Serbia dialogojnë në Bruksel qysh prej vitit 2011./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Zgjedhjet parlamentare 2025, Shehu: LDK është konfirmuar si partia e parë në Komunën e Junikut

Zyrtarët e Komunës së Prishtinës që u bënë deputetë, Donat Lushaku pritet të marrë një nga drejtoritë e liruara

Vetëvendosje akuzon PZAP-në për mosrespektim të afateve dhe shpërfillje të kërkesës për anulim të votave me postë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Vetëvendosje akuzon PZAP-në për mosrespektim të afateve dhe shpërfillje të kërkesës për anulim të votave me postë

Gastroenterologu në Gjilan ia largon dyvjeçarit baterinë e telekomandës nga stomaku

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja