Trajneri italian, Roberto Mancini beson se do ta fitonte tripletën edhe me Interin, por koha e tij te klubi zikaltër u ndërpre.

I pari i kombëtares italiane është rikthyer të flasë për magjinë e tij të parë me Nerazzurrët.


Mancio foli për La Gazzetta dello Sport për karrierën e tij në nivelin e klubit, dhe zbuloi se do ta fitonte Ligën e Kampionëve me Interin nëse do të mbetej në klub.

“Ne kishim ndërtuar një ekip shumë të fortë, por pasi u largova ata shtuan edhe katër ose pesë lojtarë vendimtar”, ka thënë fillimisht Mancini për kohën e tij nga 2004 deri më 2008.

mancini inter 1

“Mendoj se herët a vonë, Interi do të kishte arritur të fitonte Ligën e Kampionëve me epokën e inauguruar nga unë”.

“Sigurisht, meritat duhet gjithashtu të shkojnë pa dyshim te Jose Mourinho”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/

telegrafi sport app