Manchester United ka fituar 3-2 në shtëpi ndaj Newcastle United, në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të javës së 37-të në Ligën Premier.

Pas 31 minutash lojë, Djajtë e Kuq kaluan në epërsi me golin e Kobbie Mainoo, që u asistua prej Amad Diallo.


Me kaq edhe përfundoi pjesa e parë, derisa 45 minutat e dytë filluan me shumë spektakël.

Në minutën e 49-të, Anthony Gordon i barazoi shifrat në 1-1 me një asistim të Murphyt.

Mirëpo, Diallo e riktheu epërsinë e Manchester United, kur realizoi në minutën e 57-të.

Vendasit shënuan edhe golin e tretë, tani përmes Ramus Hojlund (84'), që u asistua nga Bruno Fernandes.

Mirëpo, Newcastle nuk u dorëzua deri në fund, duke shënuar për 3-2 me anë të Lewis Hall (90+2'), e që me kaq edhe përfundoi ndeshja.

Kjo fitore e United i ka bërë nderë Chelseat që u ngjit në vendin e gjashtë, duke lënë Newcastlin në të shtatin dhe ekipi i drejtuar nga Erik ten Hag vazhdon të jetë në të tetin.

Manchester United në xhiron e fundit do të përballet me Brightonin në xhiron e fundit për këtë sezon, ndërsa shanset për kualifikim në Ligën e Evropës do t’i kërkojë nga finalja e FA Cup, aty ku përballet me Manchester Cityn. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

telegrafi sport app