Manchester Unitedi thuhet se ka paraqitur një ofertë të re të përmirësuar për të transferuar sulmuesin Benjamin Sesko nga RB Leipzig.

Mediumi The Athletic raportoi më 30 korrik se United po i jepte përparësi një transferimi të sulmuesit nëse do të nënshkruanin një lojtar tjetër këtë verë dhe kishte bërë kontakt joformal me klubin e Bundesligës.


Gazetari David Ornstein tani ka raportuar se Manchester United ka paraqitur një ofertë prej 75 milionë eurosh plus 10 milionë euro bonuse për sulmuesin slloven.

Oferta e Unitedit vjen pasi The Athletic raportoi të hënën se Newcastle United kishte paraqitur një ofertë të përmirësuar për sulmuesin prej 75 milionë eurosh plus 5 milionë euro bonuse, e cila u konsiderua e pamjaftueshme nga Leipzig, duke e bërë “Laraskat” ta rrisin atë në të paktën 80 milionë euro.

“Manchester United i bën ofertë RB Leipzig për Benjamin Sesko. Propozimi 75 milionë euro + 10 milionë euro - pasqyron vlerësimin e Man Utd për 22-vjeçarin dhe ata besojnë se sulmuesi favorizon Old Trafford”.

“Ende nuk ka përgjigje nga RB Leipzig. Newcastle United gjithashtu po punon për të mbyllur marrëveshjen”, ka shkruar Ornstein. /Telegrafi/

telegrafi sport app