Manchester United e lëshoi fitoren nga dora përballë Real Sociedadit në duelin e parë në 1/8 e finales në Ligën e Evropës, duke barazuar 1-1.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, mirëpo të dyja skuadrat kishin raste për të shënuar.


Andaj, në 45 minutat e dytë ekipi spanjoll dhe ai anglez i ndezën motorët për të kërkuar fitoren.

Në minutën e 57-të, Joshua Zirkzee kaloi Djajtë e Kuq në epërsi dhe dukej se do të mbaheshin mirë në këtë epërsi minimale.

Mirëpo, Bruno Fernandes luajti me dorë në zonën e rreptësisë, ndërsa Mikel Oyarzabal e konvertoi në gol në minutën e 70-të për 1-1.

Sociedadi pati raste të tjera për të kaluar në epërsi, mirëpo u mungoi konkretizimi.

Në duelin e dytë do të vendoset se kush do të kalojë tutje, por që ky rezultat flet në favor të Man United, që pret skuadrën spanjolle javën e ardhshme në Old Trafford. /Telegrafi/

telegrafi sport app