Manchester United ka fituar 2-1 pas vazhdimeve ndaj Anderlechtit dhe është kualifikuar për në gjysmëfinale të Ligës së Evropës.

Skuadrës së Jose Mourinhos nuk i kanë mjaftuar 180 minuta për të siguruar kualifikimin për në gjysmëfinale, por plot 210 minuta.


Golat në ndeshjen e dytë kthyese u shënuan nga Henrikh Mkhitaryan (10’) dhe Marcus Rashford (107’) për Djajtë e Kuq, ndërsa Sofiane Hanni (32’) për mysafirët.

Lojtari më i vlerësuar i kësaj ndeshje ishte pikërisht Rashford, i cili u vlerësua me notën 9.4, ndërsa nota më e ulët shkoi për Frank Acheampong, që u vlerësua me notën 6.2. /Telegrafi/

Man UTD:

Anderlecht: