LAJMI I FUNDIT:

Man City kryeson garën për shërbimet e Pjanicit

Man City kryeson garën për shërbimet e Pjanicit
Miralem Pjanic (Getty Images)

Kampioni anglez, Manchester City thuhet se kryeson garën për shërbimet Miralem Pjanic, i cili mund të largohet nga Juventusi gjatë kësaj vere.

Manchester City thuhet se ka kaluar Chelsean dhe Barcelonën në garën për mesfushorin e Juventusit, Miralem Pjanic.

Sipas mediumit Sport Mediaset, City tani është në ‘pole-position’ për shërbimet e mesfushorit Pjanic.


Chelsea rivalizon Barcelonën e Cityn, futet në garë për Pjanicin
Lexo po ashtu Chelsea rivalizon Barcelonën e Cityn, futet në garë për Pjanicin

Ky medium shton se trajneri Pep Guardiola tashmë ka biseduar me boshnjakun në telefon.

Pjanic është njëri nga mesfushorët më të mirë në Serie A

Për më tepër, kampionët anglezë do të ishin të gatshëm të shpenzojnë 100 milionë euro për të bindur Juventusin për shitjen e tij.

Megjithatë, mediumi italian paralajmëron se 28-vjeçari nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij.

City rikthen sytë nga Pjanici
Lexo po ashtu City rikthen sytë nga Pjanici

Pjanic nuk ka vendosur nëse do të ndjekë ‘ëndrrën e tij – Barcelonën’ ose mundësinë për të luajtur së bashku me Cristiano Ronaldon në Torino.

Ndryshe, 28-vjeçari boshnjak u transferua te Juventusit para dy sezonesh nga Roma për një shifër të raportuar prej 32 milionë eurosh. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

La Liga
Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Superkompjuteri përditëson parashikimet pas shortit – zbulohen shanset e secilit ekip për të fituar Ligën e Kampionëve

Superkompjuteri përditëson parashikimet pas shortit – zbulohen shanset e secilit ekip për të fituar Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtarizimi i lojtarit më të ri të Barcelonës vetëm ‘çështje kohësh’

Zyrtarizimi i lojtarit më të ri të Barcelonës vetëm ‘çështje kohësh’

La Liga
Datat për ndeshjen e 1/8-tës, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve

Datat për ndeshjen e 1/8-tës, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori