Man City e do mesfushorin 20-vjeçar spanjoll që po krahasohet me Pedrin

Klubi i madh anglez, Manchester City i është bashkuar Arsenalit në garën për transferimin e mesfushorit të talentuar të Elches, Rodrigo Mendoza.
20-vjeçari është një lojtar krijues me ngjashmëri me Pedrin e Barcelonës për sa i përket mënyrës se si e lexon lojën dhe gjen hapësira, por është ende në zhvillim e sipër.
Reprezentuesi i Spanjës U21 është gjithashtu në radarin e Real Madridit, gjë që nënvizon potencialin që skautët shohin tek ai.

Skautët spanjollë të Cityt kanë qenë në dijeni të Mendozës për ca kohë, pasi ai u vendos në ekipin e parë të Elches dy sezone më parë.
City dhe Arsenali kanë shumë lojtarë krijues, por gjithmonë duan të jenë pranë çdo talenti në zhvillim që mund të përmirësohet dhe t'u sjellë dobi skuadrave të tyre, kështu që do të vazhdojnë të monitorojnë progresin e tij dhe çdo zhvillim.
Edhe pse pjesa më e madhe e përvojës së tij ka ardhur në Divizionin e Dytë, Mendoza ka bërë dhjetë paraqitje këtë sezon në La Liga dhe ka shënuar dy gola. /Telegrafi/


















































