LAJMI I FUNDIT:

Mamushë, pritet ndërtimi i objektit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare

Mamushë, pritet ndërtimi i objektit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se gjatë ditës së sotme së bashku me kryetarin e Mamushës, Abdulhadi Krasniq, kanë nënshkruar memorandumin për “Ndërtimin e objektit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare”.

Ministri ka bërë të ditur se ndërtimi i kësaj qendre do të jetë në vlerë 738,922 euro, dhe se po ashtu pritet të rritet personeli mjekësor, transmeton Telegrafi.

Zemaj ka pohuar se “Në këtë ceremoni ishin edhe ambasadori i Turqisë, Çağrı Sakar, komandanti KFOR-it turk, Savaş Yanar, koordinatori i TIKA-s, Cihan Dinçer, Ministri MZHR, Enis Kervan, deputeti Fidan Jilta dhe kryetari i KDTP-së, Fikrim Damka”.


“E rikonfirmova se kjo komunë dhe komunitetet tjera, do ta kenë vëmendjen dhe mbështetjen e plotë. Për Mamushën, do të ketë specializime për Mjekësinë familjare dhe Biokiminë klinike, të cilët do të punojnë në QKMF. Në këtë rast u bë pranim-dorëzimi i autoambulancës, donacion nga KFOR-i turk dhe Turqia, e cila do të jetë në shërbim të pacientëve të kësaj komune”, thuhet në postimin e Zemajt në Facebook./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Lajme
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Lajme
Kalo në kategori