LAJMI I FUNDIT:

Mamusha me daljen më të lartë në zgjedhje

Mamusha me daljen më të lartë në zgjedhje

Deri në orën 19, përkatësisht deri në mbylljen e vendvotimeve, në rundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë kanë votuar rreth 38 për qind të votuesve.

Më 14 nëntor qytetarët e Kosovës votuan për të zgjedhur kryetarët e 21 komunave.


Komuna me më së shumti votues deri më tani është Mamusha me një dalje prej rreth 60 për qind.

Ndërsa komunat tjera me dalje më të madhe janë Juniku dhe Kllokoti me nga 53 për qind.

Komunat me dalje më të ulët të votuesve janë Dragashi dhe Klina me 29 për qind.

Në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, u shënua një dalje në zgjedhje prej afër 42 për qind.

Kujtojmë se në rundin e parë të zgjedhjeve, në tetor, në Prishtinë kanë votuar rreth 45 për qind e votuesve.

Në konferencën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pas mbylljes së vendvotimeve u paralajmërua se shpallja e rezultateve preliminare mund të bëhet sot, më 14 nëntor.

Sipas KQZ-së, të drejtë vote në këtë rund zgjedhjesh kishin 1,260,571 qytetarë dhe ata kanë mundur të votojnë në 575 qendra votimi me 1,638 vendvotime.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar përmes postës 1,571 pako të supozuara me fletëvotime nga votuesit që jetojnë jashtë Kosovës.

Komunat në të cilat po zhvillohet rundi i dytë i zgjedhjeve lokale janë: Gjakova, Gllogoci, Gjilani, Dragashi, Istogu, Kaçaniku, Klina, Fushë Kosova, Kamenica, Obiliqi, Rahoveci, Podujeva, Prishtina, Prizreni, Shtimja, Vitia, Vushtrria, Malisheva, Juniku, Mamusha dhe Kllokoti.

Rundi i parë i zgjedhjeve të rregullta lokale u mbajt më 17 tetor dhe qytetarët votuan për asambletë komunale dhe kryetarët e komunave. Në këtë rund, nga 38 komuna sa janë në Kosovë, 17 zgjodhën krerët e rinj.

Lëvizja Vetëvendosje në këto zgjedhje përballet në 12 komuna në rundin e balotazhit.

Lidhja Demokratike e Kosovës në rundin e dytë garon në nëntë komuna.

Partia Demokratike e Kosovës në tetë komuna.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës garon në pesë komuna.

Nisma Socialdemokrate dhe Partia Socialdemokrate zhvillojnë gara në nga një komunë, ndërkaq, në komunën e banuar me shumicë serbe, Kllokot, në garë do të jenë Lista Serbe dhe GI SNS.

Të gjitha lajmet në lidhje me rundin e dytë të zgjedhjeve lokale mund t’i ndiqni në këtë link.

Në trend Lajme

Më shumë
DASH për Telegrafin: Të gjitha raportimet janë të rreme - Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH për Telegrafin: Të gjitha raportimet janë të rreme - Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Siguri
Pse do të reduktohet numri i dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, sipas avokatit Musa

Pse do të reduktohet numri i dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, sipas avokatit Musa

Drejtësi
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori