LAJMI I FUNDIT:

Maloku dhe Haxhiu flasin për sistemin e drejtësisë në vend

Maloku dhe Haxhiu flasin për sistemin e drejtësisë në vend

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku, ka pritur në takim Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, me ç’rast e uroi për pozitën e re në Qeverinë e Kosovës dhe e njoftoi për angazhimet aktuale, vështirësitë e krijuara në ballafaqim me pandeminë COVID-19 dhe sfidat që e presin në të ardhmen sistemin prokurorial të Kosovës.

“Maloku gjatë takimit me Haxhiun ka shprehur përkushtimin e tij për zbatimin e misionit të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe për dhënien e kontributit të nevojshëm, duke potencuar se do të jetë gjithnjë në përkrahje të iniciativave të përbashkëta ndërmjet KPK-së dhe Minsitrisë së Drejtësisë në kuadër të ngritjes dhe forcimit të zbatimit të ligjit në Kosovë.


Në anën tjetër, ministrja Haxhiu, ka theksuar se ofron mbështetje për të gjitha proceset e rëndësishme që do të zhvillohen në sistemin prokurorial, në mënyrë që së bashku të arrihet çuarja përpara e sundimit të ligjit në Kosovë, duke potencuar se dikasteri që udhëheq dhe përgjithësisht Qeveria e Kosovës do të jenë të angazhuara plotësisht për të realizuar procesin e vetingut dhe aspekte të tjera të punës, që do të kontribuojnë për avancimin e sistemit prokurorial”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, dy bashkëbiseduesit, diskutuan me theks të veçantë për Rishikimin Funksional të Sektorit të Drejtësisë, proces ky, i cili do të ketë mbështetjen e dyanshme ndërinstitucionale dhe të institucioneve ndërkombëtare në Kosovë, me qëllim të ngritjes së efikasitetit të punës, llogaridhënies dhe transparencës në sistemin prokurorial të Kosovës.

Në përmbyllje të takimit, Kryesuesi Maloku dhe Ministrja Haxhiu u shprehën se do të intensifikojnë takimet në bazë të zhvillimit të dinamikës së punëve, me qëllim të realizimit të synimeve strategjike të sistemit të drejtësisë në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Lajme
Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Siguri
​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

Lajme
Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes

Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes "s’paske mësuar por të pimë kafe, e zgjidhim ndryshe"

Arsim
Regjistrimi i popullsisë: 200 mijë banorë rezidentë të regjistruar, po marrin pjesë edhe serbët

Regjistrimi i popullsisë: 200 mijë banorë rezidentë të regjistruar, po marrin pjesë edhe serbët

Lajme
Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Siguri
Kalo në kategori