Mallakastër, shkon me shokë për të vjedhur tek xhaxhai, ia vrasin gruan në mënyrë makabër

Ndërkaq policia njofton se ka arrestuar tre persona të cilët dyshohen se mund të kenë lidhje me ngjarjen. Pas hetimeve rezultoi se nipi i Saliut ( djali i vëllait të burrit), në bashkëpunim me 2 shokë të tij, kanë shkuar për të vjedhur në banesën e 50-vjeçares dhe pas rezistencës të hasur nga kjo e fundit, e kanë hedhur në rezervuarin e fshatit Gjerbës.
Autoritetet njoftojnë se në pranga kanë rënë; Luis Saliaj, 16 vjeç, banues në Gjerbës, Sindi Shehaj, 16 vjeç, banues në Çërrillë dhe Ervis Zotaj, 26 vjeç, banues në Gjerbës.
Njoftimi i policisëMallakastër Policia zbardh në kohë rekord ngjarjen e ndodhur në datë 05.01.2020 në fshatin Gjerbës. Arrestohen 3 shtetas të dyshuar si autorë të vrasjes së 50 vjeçares Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Komisariatin e Policisë Mallakastër janë paraqitur familjarët e shtetases D. S, 50 vjeçe, të cilët denoncojnë largimin nga banesa të 50-vjeçares. Pas marrjes së denoncimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër në bashkëpunim me strukturat policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier organizuan punën dhe në kohë rekord zbardhën ngjarjen. Pas hetimeve të kryera rezultoi se nipi i shtetases së humbur( djali i vëllait të burrit), në bashkëpunim me 2 shokë të tij, në datën 05.01.2020 kanë shkuar për të vjedhur në banesën e 50-vjeçares dhe pas rezistencës të hasur nga kjo e fundit, e kanë hedhur në rezervuarin e fshatit Gjerbës. Në vijim të punës për zbardhjen e plotë të ngjarjes, nga shërbimet e policisë Mallakastër dhe Polumbarët e Repartit Special Renea u gjet në rezervuar trupi i pajetë i shtetases D. S. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan shtetasit: L.S., 16 vjeç, banues në Gjerbës,.S. Sh., 16 vjeç, banues në Çërrillë, dhe E. Z., 26 vjeç, banues në Gjerbës, Mallakastër. Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme./Opinion.al/




















































