LAJMI I FUNDIT:

Malisheva jep detaje për transferimin e Drilon Hazrollajt tek Rapid Bukureshti

Malisheva jep detaje për transferimin e Drilon Hazrollajt tek Rapid Bukureshti

FC Malisheva përmes një njoftimi zyrtar në rrjetet sociale ka bërë me dije arritjen e marrëveshjes me Rapid Bukureshtin për transferimin e Drilon Hazrollajt. 

Hazrollaj ka nënshkruar me gjigantin rumun një kontratë deri sezonin 2027/2028 me mundësi vazhdimi edhe një vit tjetër. 

Talenti kosovar tani do ta luajë pjesën e mbetur të sezonit me Malishevën, para se t’i bashkohet klubit të ri në verë. 


Njoftimi i plotë i Malishevës: 

“Kompletojmë marrëveshjen për transferimin e Drilon Hazrollajt në FC Rapid 1923 

Njoftojmë opinion publik se lojtari jonë më i mirë është transferuar në Rapid të Rumanisë, për një shifër rekord në futbollin e Kosovës, duke e bërë atë lojtarin më të shtrenjtë që ka kaluar ndonjëherë nga klubet kosovare 

Ndonëse Driloni do të bëjë hapin e madh drejt një karriere ndërkombëtare, ai do të mbetet me FC Malishevën deri në përfundim të sezonit, duke dhënë kontributin e tij të çmuar në skuadër, deri më 17 qershor, kur ai do t’i bashkohet skuadrës së re në Rumani. 

Kjo është një arritje jo vetëm për Drilonin, por edhe për klubin tonë, që ka besuar dhe investuar në zhvillimin e tij, e të talentëve tjerë dhe rritjen e mundësive për të shkuar në nivele të larta.  

Ky transferim është një dëshmi e angazhimit të klubit tonë për të përmbushur vizionin e tij: të zhvillojmë lojtarët e rinj dhe të krijojmë talente që kanë synim arenen ndërkombëtare.  

Ne besojmë se ky është vetëm fillimi i një rrugëtimi të shkëlqyeshëm për futbollistët tanë dhe do të vazhdojmë të punojmë pa u lodhur për të krijuar mundësi për futbollistët e rinjë, të mbështesim dhe shndërrojmë ëndrrat e tyre në realitet”, ka shkruar faqja zyrtare e Malishevës./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Skandali i VAR-it në ndeshjen e Barcelonës, ish-gjyqtari: Shqetësuese, joreale, e pabesueshme

Skandali i VAR-it në ndeshjen e Barcelonës, ish-gjyqtari: Shqetësuese, joreale, e pabesueshme

La Liga
Publikohen pamje nga fusha që e detyruan Walkerin t'i thoshte Felixit

Publikohen pamje nga fusha që e detyruan Walkerin t'i thoshte Felixit "nuk je Messi"

Serie A
NBA po kalon në Evropë - hyrja në ligën e re do të kushtojë 500 milionë euro për secilin klub

NBA po kalon në Evropë - hyrja në ligën e re do të kushtojë 500 milionë euro për secilin klub

NBA
Bild: Ancelotti përballet me burg? Real Madridi tashmë ka gati një zëvendësues

Bild: Ancelotti përballet me burg? Real Madridi tashmë ka gati një zëvendësues

La Liga
Fillojnë hetimet ndaj lojtarit të Leganes se ka lëshuar dy gola në fitoren e Real Madridit

Fillojnë hetimet ndaj lojtarit të Leganes se ka lëshuar dy gola në fitoren e Real Madridit

La Liga
Perez do t'i largojë pamëshirshëm dy yje nga Real Madridi në verë

Perez do t'i largojë pamëshirshëm dy yje nga Real Madridi në verë

La Liga
Kalo në kategori