Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, së bashku me drejtorin e Inspektoratit, Jakup Gashi, drejtorin e Bujqësisë, Sylë Dukolli, dhe drejtorin e Financave, Blerim Thaqi, kanë vizituar sot fshatin Shkarashnik, ku kanë takuar biznesmenin Naim Selmanaj dhe e kanë falënderuar për kontributin e tij në largimin e mbeturinave, në kuadër të aksionit për një Malishevë më të pastër.

Sipas njoftimit të komunës, gjatë vizitës Kastrati ka vlerësuar angazhimin e bizneseve dhe qytetarëve që po ndihmojnë në përmirësimin e gjendjes mjedisore, duke theksuar se ruajtja e ambientit është përgjegjësi e përbashkët.


Po ashtu, kryetari Kastrati dhe drejtori i Inspektoratit, Jakup Gashi, u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mos hedhin mbeturina në vende të paautorizuara, duke paralajmëruar masa ndëshkuese për ndotësit.

Ata kanë bërë të ditur se shumë nga lokacionet ku po zhvillohen aktivitetet e pastrimit do të jenë nën monitorim të vazhdueshëm dhe se ndaj personave që ndotin ambientin do të shqiptohen gjoba mandatore, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

“Malisheva është e jona. Ta ruajmë dhe të kujdesemi për të!”, ishte mesazhi i përcjellë gjatë kësaj vizite. /Telegrafi/