LAJMI I FUNDIT:

Maliqi tregon sfidat e fituesve të zgjedhjeve të 6 tetorit

Maliqi tregon sfidat e fituesve të zgjedhjeve të 6 tetorit

Analisti Shkelzen Maliqi ka thënë se Albin Kurti në qeverisjen me LDK-në do të duhej të dëgjonte mendimet dhe qëndrimet e partnerit, përndryshe koalicioni nuk do të funksionojë gjatë.

Kjo sipas tij, është sfida më e madhe e fituesve të zgjedhjeve të 6 tetorit.


“Fituese e zgjedhjeve, nëse rinumërimet nuk bëjnë çudi, padyshim është Lëvizja Vetëvendosje. Por, nuk është larg fitores as LDK-ja ngase pa të LVV nuk mund ta krijojë qeverinë. Në të vërtetë, jo vetëm teorikisht, LVV e ka mundësinë që të negociojë partneritetin për qeverisje edhe me PDK-në, por këtë nuk do ta bëjë pa u vetë-kompromentuar”, thotë Maliqi, njofton Telegrafi.

Ai ka folur edhe për postin e kryeministrit, dhe ndarjen e posteve ministrore, për të cilin ka thënë se nëse LDK kërkon shumë, LVV mund ta shantazhojë LDK-në me përsëritjen e zgjedhjeve.

“Duke hapur bisedat për koalicion me LDK-në, LV ia pranon kësaj partie fitoren e king-maker, deri edhe të “shantazhimit” të postit të kryeministrit, ose të ndarjes joproporcionale të posteve ministrore. Për të zvogëluar fuqinë negociuse / shantazhuese të LDK-së si king-makere, LV mund ta shantazhojë LDK-në me përsëritjen e zgjedhjeve, duke e kërcënuar me një fitore edhe më dërmuese dhe decisive. Megjithatë, shton se arsyeja thotë se dy fituesit nuk do t’i futen këtyre skenarëve të shantazhimeve të ndërsjella duke e kërkuar një format të kënaqshëm të bashkëqeverisjes dhe të ndarjes proporcionale të pushtetit”, ka shkruar ai.

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Lajme
Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Siguri
500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

Kronika e Zezë
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
Kalo në kategori