LAJMI I FUNDIT:

Maliqi çel sezonin turistik, Pylli i Fazanëve mbetet atraksioni më i veçantë në juglindje të Shqipërisë

Maliqi çel sezonin turistik, Pylli i Fazanëve mbetet atraksioni më i veçantë në juglindje të Shqipërisë

Në nisje të sezonit turistik, në Maliq u zhvilluan aktivitete të veçanta. Me ndryshimet e bëra vitet e fundit, kjo qytezë, po kthehet në një destinacion turistik për vendasit dhe të huajt.

Vetë banorët e Maliqit tregojnë se qyteza ka marrë zhvillim turistik, duke vlerësuar dhe Pyllin e Fazanëve si një nga vendet me të rëndësishme turistike të zonës.


“Besoj pylli njëherë është vend që mund të shijohet shumë nga pushues të ndryshëm. Përveç pyllit, nuk e di dhe Maliqi vet qytet që të ofron shumë gjëra është”, thotë një banor.

“Maliqi është turistik jo do behet. Ka shumë vende për të vizituar, kohët e fundit u shtua dhe Pylli i Fazaneve që është vërtet një atraksion turistik, dita-ditës shtohet turistët si të huaj dhe vendas, këtu bëhen aktivitete të ndryshme shkollore, familjare, festa që bën bashkia dhe mendoj se është vërtet një pikë për t’u vizituar nga banorët përreth, por edhe ata jashtë”, shprehet një tjetër.

Por përse duhet që turistët të vizitojnë këtë zonë në juglindja të vendit?

“Maliqi ka shumë për të ofruar. Ofron sajte arkeologjike, ka në gjithë zonën e Maliqit. Ka disa probleme me shtigjet për të shkuar aty dhe sinjalistiken, që mendoj se këtë vit e mbyllim dhe Maliqi ofron Pyllin e Fazaneve, një nga më të mirët në Shqipëri”, thotë Festim Tomori, drejtori i Trashëgimisë Kulturore dhe Turizmit.

Për shkak të potencialit të lartë për zhvillimin e turizmit, edhe fshati Kolanec në Maliq pritet të jetë një pikë orientimi për turizmin në juglindje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori