LAJMI I FUNDIT:

Maliqi bënë analizë rreth infrastrukturës së të dhënave hapësinore në vendin tonë

Maliqi bënë analizë rreth infrastrukturës së të dhënave hapësinore në vendin tonë

Profesori i Hartografisë dhe Gjeoinformatikës, Edon Maliqi, ka bërë së fundmi një analizë rreth infrastrukturës së të dhënave hapësinore në vendin tonë.

Ai ka shtjelluar se si kjo është e lidhur me Transformimin e Qeverisë, teksa ka cekur edhe vendimet në të cilat sipas tij duhet të mbështetur orientimet e analizave të tilla.


“Shikuar praktikat e shteteve të zhvilluara e sidomos ato të Evropës, IDhH ka një marrëdhënie specifike në Transformimin e Qeverisë. Ky koncept, mbështetet në bashkimin e teknologjive me qëllim të integrimit të sistemeve fizike dhe digjitale, për krijimin e produkteve dhe shërbimeve inteligjente, që mund të ndodhin brenda një qeverie. Në vendin tonë nuk është bërë asnjë studim apo analizë për rolin e IDhH në funksion të Transformimit të Qeverisë”.

“Ndërkohë që për Transformim të Qeverisë, infrastruktura e të Dhënave Hapësinore (IDhH) ka një rëndësi të veçantë. Profesionistët dhe akademikët në mbarë botën flasin për një lidhje të mundshme midis këtyre dy koncepteve, prandaj duhet që edhe në vendin tonë të bëhet një studim fillestar sesi IDhH kontribuon në Transformimin e Qeverisë dhe si duhet shfrytëzuar IDhH në funksion të qeverisjes në të ardhmen”, tha ai.

Mbështetur në një studim personal për këtë çështje, ai thotë se analizat në vendet evropiane janë të orientuara në këto tre drejtime:

Qasja institucionale: nënkupton zhvillimin e strategjisë dhe kornizës ligjore për të mbështetur marrëdhëniet në mes të IDhH dhe Transformimit të Qeverisë.

Infrastruktura teknike: përfshinë të gjitha aspektet teknike që kanë të bëjnë me IDhH, ndërveprimin si dhe qasjen në të.

Ndikimi: nënkupton shtrirjen e përdorimit të IDhH dhe përfitimet nga përdorimi i saj.

“Lirshëm mund të thuhet, që në shtetet e Evropës, IDhH tashmë luan një rol ndër kryesorët në Transformimin e Qeverisë dhe ky rol vërehet gjithnjë e më shumë. Në ato shtete, IDhH e bazuar në Direktivën INSPIRE, po kontribuon në Transformimin Digjital në shumë mënyra, e që shërben si bazë në të cilën mbështeten shërbimet dhe politikat. Prandaj Direktiva INSPIRE, luan një rol të rëndësishëm në Transformimin e Qeverisë, sepse ka krijuar një komunikim dhe bashkëpunim në të gjitha fushat në mes të palëve të ndryshme të interesit”, theksoi Maliqi.

Sqarim: Të dhënat hapësinore, që njihen gjithashtu edhe si të dhëna gjeohapësinore, është term që përdoret për të përshkruar çdo të dhënë që lidhet ose përmban informacion në lidhje me një vend specifik në sipërfaqen e Tokës”, shkruan Maliqi.

Në trend Botë

Më shumë
Japonezi që shpenzoi 14 mijë euro për t'u

Japonezi që shpenzoi 14 mijë euro për t'u "bërë" qen trondit sërish - tani tregon se në çfarë kafshë dëshiron të shndërrohet

Azia
Seanca e parlamentit francez u pezullua pasi deputeti valëviti flamurin palestinez

Seanca e parlamentit francez u pezullua pasi deputeti valëviti flamurin palestinez

Evropa
Dronët ukrainas shkatërrojnë një nga një tanket ruse në një pritë të organizuar

Dronët ukrainas shkatërrojnë një nga një tanket ruse në një pritë të organizuar

Evropa
I janë premtuar 30 sosh, Zelensky viziton bazën belge ku qëndrojnë aeroplanët luftarakë F-16

I janë premtuar 30 sosh, Zelensky viziton bazën belge ku qëndrojnë aeroplanët luftarakë F-16

Evropa
Vera më e nxehtë ndonjëherë? Ekspertët zbulojnë se çfarë mund të ndodhë në Evropë në muajt e ardhshëm

Vera më e nxehtë ndonjëherë? Ekspertët zbulojnë se çfarë mund të ndodhë në Evropë në muajt e ardhshëm

Evropa
Burri nga Massachusetts që i mbijetoi sulmit të ariut rrëfen ‘takimin e dhunshëm’ me kafshën - tregon se çfarë i shpëtoi jetën

Burri nga Massachusetts që i mbijetoi sulmit të ariut rrëfen ‘takimin e dhunshëm’ me kafshën - tregon se çfarë i shpëtoi jetën

Amerika
Kalo në kategori