LAJMI I FUNDIT:

Mali i Zi shpall fundin e pandemisë

Mali i Zi shpall fundin e pandemisë

Trupi Koordinues Kombëtar për Sëmundjet Infektive (NCT), me sugjerimin e Institutit të Shëndetit Publik, ka shpallur fundin e epidemisë COVID19 në Mal të Zi.

“Ky është rezultat i përpjekjeve disa mujore nga të gjithë në sistem dhe qytetarët tanë. Faleminderit për besimin”, është shkruar në llogarinë në Twitter të Qeverisë, përcjell Telegrafi.


Disa masa thuhet se janë hequr, por ndërsa pandemia vazhdon, masat kundër “importit të viruseve” mbeten në vend.

Epidemia e coronavirusit në Mal të Zi u shpall zyrtarisht më 26 mars.

Ndryshe, në përputhje me vlerësimin e duhur, Mali i Zi ka bërë të ditur ditë më parë se do të hapë kufijtë e tij me vendet që plotësojnë kriteret e Institutit të Shëndetit Publik në ditët e para të qershorit, kishte njoftuar kryeministri Dushko Markoviq.

Në një konferencë për media, Markoviq kishte thënë se kriter i Institutit për Shëndet Publik për hapjen e kufijve janë vendet me të paktën 25 pacientë në raport me 100 mijë banorë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
Ajo hipi mbi një peshkaqen, pastaj u pendua shumë: Vajza u lëndua në një vend të papërshtatshëm

Ajo hipi mbi një peshkaqen, pastaj u pendua shumë: Vajza u lëndua në një vend të papërshtatshëm

Amerika
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Ashensori më i madh i pasagjerëve në botë - sa persona mund t'i transportojë në të njëjtën kohë

Ashensori më i madh i pasagjerëve në botë - sa persona mund t'i transportojë në të njëjtën kohë

Botë
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

Botë
Kalo në kategori