LAJMI I FUNDIT:

Mali i Zi nuk do ta tërheqë vendimin për dëbimin e ambasadorit serb

Mali i Zi nuk do ta tërheqë vendimin për dëbimin e ambasadorit serb

Mali i Zi nuk do ta tërheqë vendimin për dëbimin e ambasadorit serb, Vlladimir Bozhoviq, kanë njoftuar zyrtarë nga Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi.

Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, është thënë se gjitha procedurat në lidhje me dëbimin e Bozhoviqit kanë përfunduar dhe se ai duhet ta lëshojë Malin e Zi më së largu më 1 dhjetor.

Duke komentuar vendimin e Serbisë për të tërhequr vendimin për dëbimin e ambasadorit malazez, Ministria e Jashtme në Podgoricë thotë se ambasadori, Tarzan Millosheviq përfaqëson vendin e tij, duke respektuar Republikën e Serbisë, pa ndërhyrë në punët e saj të brendshme, “ndryshe nga ambasadori serb në Malin e Zi, i cili vazhdimisht ka vënë në dyshim pavarësinë e Malit të Zi me interpretimet e tij të historisë”.


Teksa ka bërë të ditur lajmin për tërheqje të vendimit për dëbim të ambasadorit malazez, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka thënë se “raportet e mira me Malin e Zi janë mbi të gjitha më të rëndësishmet për ne”.

Ambasadori serb shpallet person non grata, i kërkohet të largohet nga Mali i Zi
Lexo po ashtu Ambasadori serb shpallet person non grata, i kërkohet të largohet nga Mali i Zi

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq tha se Serbia “ka bërë një veprim të mirë” duke shtuar se i takon asaj të tregojë se dëshiron “raporte të mira dhe vëllazërore” me Malin e Zi.

Serbia e shpalli ambasadorin e Malit të Zi, person non grata (të padëshiruar) dhe urdhëroi dëbimin e tij nga vendi më 28 nëntor, pasi të njëjtin veprim e kishte bërë Mali i Zi me ambasadorin serb në Podgoricë.

Kryeministri në ardhje i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq më herët e kritikoi qeverinë në largim për vendimin, vetëm disa ditë para se të votohet nga parlamenti qeveria e re, që ka një orientim pro-serb.

Si arsye për shpalljen person non grata dhe dëbimin e ambasadorit serb, ministria e Jashtme e Malit të Zi përmendi “ndërhyrjen e gjatë dhe të vazhdueshme në punët e brendshme të Malit të Zi”. /rel/

Në trend Botë

Më shumë
Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Azia
Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Evropa
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Evropa
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Evropa
Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Evropa
Kalo në kategori